Rama te berberi, plas humori në rrjetet sociale me qethjen e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme publikoi një video në Instastory,  ku u prezantoi ndjekësve të tij në rrjetet sociale berberin që i besoi look-un për këtë sezon veror.

Gjatë videos, Rama zhvilloi edhe një bisedë të shkurtër me djalin që akoma po ndiqte gjimnazin, por punonte në dyqanin që babai i tij kishte hapur prej vitesh.

Videoja “e pazakontë” që publikoi  kreu i shtetit, tërhoqi jo vetëm vëmendjen e mediave, por edhe faqeve të ndryshme, të cilat  qethjen e kryeministrit e shndërruan në meme dhe humor pafund në rrjetet sociale.

Madje në një video të montuar dialogu i Ramës, është zëvendësuar nga  ai i  Qazim Mulletit me berberin te filmi “Prefekti”.

More in LAJME, Magazine
E vendos një penallti në shtesë, Skënderbeu mund Partizanin, sherr masiv gjatë ndeshjes

Skënderbeu ka mbyllur me një fitore sfidën e parë të kampionatit kundër Partizanit, pas një ndeshje shumë të ethshme mes...

Close