Maldini flet pa “dorashka”: Kastijeho do jetë zbulimi i sezonit!

Atmosfera në kampin e Milanit është shumë e mirë. Ndeshja me Xhenoan u shty, për shkak të situatës së vështirë në Xhenova dhe nga diçka e tillë përfiton trajneri Gatuzo. Ai do të vazhdojë punën me afrimet e reja për të harmonizuar sa më shpejt ekipin.

Së fundmi ka folur dhe Paolo Maldini. Ish-kapiteni i famshëm, tashmë në rolin e zyrtarit të klubit, ndalet tek merkato, detyra e re, objektivi i klubit dhe lojtari që mund të bëjë surprizën. Dinastia “Maldini” vazhdon dhe djali i vogël i Paolos, Daniele Maldini, është i talentuar, por me të do të merret… Leonardo.

“Është ndryshe të jesh pjesë e zyrave, krahasuar me kohën kur isha pjesë e fushave të lojës. Ishte bukur të shkoja në Madrid dhe të takoja Perezin, i cili ka një respekt të madh për Milanin dhe për mua. Ai na uroi që të kthehemi sa më shpejt aty ku na takon. Objektivi ynë është që të përmirësojmë renditjen e sezonit të kaluar dhe skuadra e ka mundësinë për të siguruar Championsin.”

Sa i përket merkatos, Maldini lëshon një batutë. “Unë kam bërë pasagjerin, ndërsa në timon ka qenë Leonardo. Nga blerjet e reja, ai që më intrigon më shumë është Kastijeho. Duke llogaritur karakteristikat e tij, mendoj që do të jetë surpriza e sezonit.”

Në fund dy fjalë dhe për djalin e tij, Daniele Maldinin. Aktivizohet me moshat e… kujt tjetër përveçse Milanit. Luan në rolin e sulmuesit dhe është vetëm 16 vjeç.

“Kemi rënë dakord që Danielen ta ndjekë Leonardo, për të shmangur konfliktet e interesit”, përfundon duke buzëqeshur zyrtari i Milanit.

More in LAJME, SPORT
Trump: Gjyqi ndaj Manafortit është për të ardhur keq

Ndërsa një juri gjyqtarësh vazhdoi të premten shqyrtimin e argumenteve të akuzës dhe palës mbrojtëse për të marrë një vendim,...

Close