FSHF në tjetër “botë”, mbyll sytë për trazirat në Korçë

Dhuna ishte e pranishme në ndeshjen hapëse të Kategorisë Superiore, për edicionin e 80-të, mes Skënderbeut dhe Partizanit. Të dy tifozeritë respektive u përplasën me njëra-tjetrën duke krijuar panik për disa minuta. Situata degjeneroi teksa u desh ndërhyrja e forcave të rendit, të cilat qëndronin jashtë stadiumit, për të qetësuar situatën, ndërkohë që disa tifozë u plagoset, nga gurët e hedhura nga tifozët.

E gjithë kjo duket si një histori e shpikur, pasi për FSHF-në, gjithçka shkoi në rregull. Organi më i lartë i futbollit në vend, ka publikuar në fundin e ndeshjes, në faqen zyrtare, një foto nga momenti i startit të ndeshjes ku shkruhej :Superiorja ngreh siparin nga Korça”. Në këtë postim të FSHF-së, nuk është përmendur aspak dhuna, dhe duket sikur nuk ka ndodhur asgjë.

I ndodhur para kësaj situate, shprehja e parë që të vjen ndërmend është ajo te filmi “Lulëkuqe mbi mure”. Ja që krisma nuk ka pasur.

More in LAJME, SPORT
Shuhet ikona e skenës italiane, ndërron jetë në moshën 68-vjeçare Claudio Lolli

Është ndarë nga jeta një nga ikonat e skenës italiane të viteve 70’, bëhet fjalë për kantautorin Claudio Lolli, i...

Close