Ermonela Jaho mahnit Madridin, “El Pais”: Sopranoja shqiptare më e duartrokitura

Prestigjiozja spanjolle “El Pais” rendit shqiptaren Ermonela Jaho në debutimin e saj përkrah Placido Domingos si me te duartrokiturën e festivali Castell de Peralada në teatrin Real të Madridit.

Vepra “Thais” nga francezi Massenet, ka qenë një tronditje për publikun që e ka shijuar të interpretuar nga këto dy zëra të jashtëzakonshëm të skenës operistike, shkruan gazeta.

Në këtë vepër operistike, Athanael-it, një murg i ri, që interpretohet nga Placido Domingo përpiqet të shpëtojë nga jeta e shthurur kurtizanen Thais, që vjen nën zërin e sopranos shqiptare Ermonela Jaho. Pikërisht, kjo betejë që zhvillohet për vlerat e shoqërisë ka jehuar më fuqishëm se asnjëherë ne Madrid.

Sopranoja shqiptare nuk performon për herë të parë me maestron Placido Domingo. Në fillim të këtij viti, Verdi vulosi shkëlqimin e këtyre dy zërave në skenë.

Të ngjashme

More in Magazine
Rama te berberi, plas humori në rrjetet sociale me qethjen e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, ditën e djeshme publikoi një video në Instastory,  ku u prezantoi ndjekësve të tij në rrjetet sociale...

Close