Kukësi i pafat, fiton por nuk mjafton për kualifikimin

Kukësi i ka dhënë lamtumirën pjesëmarrjes në Ligën e Europës duke u eliminuar, edhe pse ka fituar 2-0 ndeshjen e kthimit kundër Torpedo Kutaisi në “Elbasan Arena”. Pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë, verilindorëve u duhej një fitore 3-0 ndaj skuadrës gjeorgjiane në shtëpi.

Por ekipi i Cungut ka bërë vetëm një pjesë të punës, duke fituar 2-0 falë dy penalltive të fituara e realizuara nga Rexhinaldo. Pastaj, pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, nuk ka ditur të konkretizojë me gjuajtje në kuadrat dhe i ka dhënë lamtumirën turneut pasi nuk gjeti golin e tretë në këtë duel.

More in LAJME, SPORT
SHBA paralajmërojnë më shumë sanksione ndaj Turqisë

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin thotë se Shtetet e Bashkuara janë gati të vendosin më shumë sanksione ndaj Turqisë,...

Close