Shembja e urës në Itali, Berisha: Një ngjarje tragjike

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në Genoaa të Italisë, ku për shkak të këputjes së urës humbën jetën me dhjetëra njerëz e dhjetëra të tjerë u plagosën rëndë.

Një ngjarje tragjike!

Të dashur miq, nga këputja e papritur e një ure në Genova kanë humbur jetën dhjetëra kalimtarë, ndër ta fatkeqësisht edhe shqiptarë, dhe janë plagosur mbi 100 të tjerë.

Me këtë rast, duke uruar shërim të shpejtë të plagosurve, le t’ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve italiane për këtë humbje të madhe! sb

More in AKTUALITET, LAJME
Alonso, lamtumirë nga Formula 1!

Ai do të mbahet mend për betejat epike që i rezervoi kundërshtarëve më të njohur. Michael Schumacher apo Hamilton e...

Close