Aksidenti tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u plagos në një aksident të ndodhur disa ditë më parë. Siç raportojnë media lokale “7 giorni”, viktima është Mateo Huqi 19 vjeç, i cili humbi jetën këtë të martë në spitalin San Gerardo në Monza.

Me ndarjen nga jeta të Mateos, numri i viktimave nga aksidenti tragjik shkon në dy. Më 9 Gusht u nda nga jeta italiani Marco Crini, 19 vjeç, shok i Mateos. Raportohet se një tjetër i ri ndodhet në spital. Të tre ishin duke biseduar anë rrugës në autostradën në “Paullese” pasditen e 7 gushtit kur janë përplasur nga një kamion.

Përplasje që rezultoi fatale për 19-vjeçarin Marco Crini, i cili ndërroi jetë dy ditë më pas. Të njëjtin fatin kishte sot edhe Mateo, zëmra e të cilit pushoi së rrahuri rreth orës 16 të ditës së sotme, raportojnë mediat lokale. Pas përplasjes nga kamioni, shqiptari u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

More in AKTUALITET, LAJME
Në kërkim të njerëzve të gjallë poshtë urës së shembur, qentë ‘heronj’ kërkojnë mes rrënojave

Në ndihmë për të gjetur njerëz të gjallë nën rrënojat e urës Morandi që u shemb sot në Genova janë...

Close