Dëbimi i diplomatëve, Athina ashpërson tonet ndaj Moskës: Nuk lejojmë të minohet politika e jashtme

Ashpërsohen tonet mes Greqisë e Rusisë, pas dëbimit të dy diplomatëve të ambasadës greke në Rusi. Përmes një deklarate zyrtare, ministria e jashtme greke thekson se si një vend paqësor e sovran Greqia kërkon respekt dhe barazi të marrëdhënieve me çdo palë të tretë,përfshi këtu edhe Rusinë, e cilas sipas ministrisë greke duket se nuk është në gjendje të kuptojë pozicionet parimore të politikës së jashtme greke.
“Rusia duket se nuk është në gjendje të kuptojë pozicionet parimore të politikës së jashtme greke. Ajo duket se po distancohet nga pozicionet që i përshtaten nivelit të miqësisë dhe bashkëpunimit që ka karakterizuar marrëdhëniet greko-ruse për të kaluarën. Duket se nuk kupton se Greqia ka interesat dhe kriteret e veta në politikën ndërkombëtare”- thuhet në dekaratë.
Në vijim ministria e jashtme greke e konsideron arbitrar vendimin e Rusisë për të dëbuar diplomatët dhe të pabazuar në asnjë provë.

 

Të ngjashme

More in BALLKAN, LAJME
Lajm i mirë për shqiptarët jashtë vendit, ja 12 shtetet ku mund të marrin certifikatë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një lajm të mirë për gjithë shqiptarët jashtë vendit. Lajmi ka...

Close