De Biazi është gati të lërë trajnimin: Nga shtatori më keni në studio

Me sa duket Shqipëria do të jetë eksperienca e fundit e rëndësishme si trajner për Xhani De Biazin. Që kur ka lënë stolin kuqezi, tekniku kaloi vetëm pak javë të pafata në drejtimin e Deportivo Alavesh në Spanjë, e që atëherë ka marrë propozime të cilat sipas tij nuk ishin në nivelin që kërkohej.

Ndaj trajneri po mendon seriozisht që t’i japë prioritet karrierës së tij si opinionist televiziv, duke iu bashkuar një prej emisioneve më të njohura në Itali, “90° minuto”.

“Kam marrë shumë propozime për të drejtuar, por asnjë që më interesonte, e kam me të vërtetë, ndaj për momentin po pres dhe do të bëj opinionistin në RAI. Më 15 gusht do të komentoj finalen e SuperKupës së Europës mes Atletiko dhe Real, ndërsa pastaj do të jem pjesë e skuadrës së “90° minuto” duke filluar nga shtatorit”, zbuloi De Biazi për mediat italiane.

Të ngjashme

More in LAJME, SPORT
Kualifikim si pretendente medaljesh, Luiza Gega arrin në finalen e Europianit

Atletja shqiptare Luiza Gega ia ka dalë që të kualifikohet në finalen e Kampionatit Europian për 3000 metra me pengesa,...

Close