Blendi Fevziu flet për dashurinë e tij të parë dhe nuk është bashkëshortja

Në çdo dalje të tij televizive jashtë studios së ‘Opinion’ Blendi Fevziu krijon një kimi speciale me publikun falë mënyrës sesi i rrëfen përvojat e tij.
Sot i ftuar në emisionin ‘Pushime on top’ Blendi ka folur për pasionin e tij për zhytjen por edhe për një detaj mjaft interesant siç është dashuria e parë, e cila mesa duket nuk ka qenë bashkëshortja e tij.


“Nuk ka qenë bashkëshortja ime dashuria e parë. Kam dashuruar në vit të dytë në gjimnaz, ndoshta dhe më përpara, por atë e mbaj mend” – ka treguar me sinqeritet gazetari.
Fevziu gjithashtu ka ndarë me shikuesit edhe një shifër mjaft interesante që ka të bëjë me pasionin e tij më të madh, udhëtimet.
“Kam udhëtuar në 102 vende të botes. Kam mbresa te pashlyeshme nga këto udhëtime. Janë eksperienca të jashtëzakonshme”- ka thënë Fevziu.

More in Magazine
Nuk ka mundësi! Maria De Filippi, 56 vjeçe, duket sa gjysma e moshës së saj në fotot e reja me bikini

Mund të jetë 56 vjeçe, por prezantuesja e njohur italiane Maria De Filippi, nuk njeh moshë. Për ta vërtetuar këtë,...

Close