X

Trafik droge me dy grupe kriminale, katër shqiptarët dalin së shpejti në gjyq në Itali

rocesi për 24 nga 39 personave të vënë nën hetim për çështjen “Labirinti” tek e cila karabinierët e Ros kanë shkatërruar në fillim të korrikut dy grupe kriminale të lindura nga hiri i klanit “Tornese”.

Gjykatësja Antonia Martalo ka kërkuar gjykim të menjëhershëm siç është kërkuar nga Prokuroria e antimafias për shqiptarët Ervin Gerbaj, 37 vjeç, nga Vlora, Besian, Marenglen e Marjus Halka, përkatësisht 30, 37 e 33 vjeç. Po kështu edhe për italianët Vincenco Rizzo, 54 vjeç; Saulle Politi, 46 vjeç; Massimo Cosi, 46 vjeç; Vito Bollardi, 37 vjeç; Tommaso Danese, 42 vjeç; Antonio De Carlo, 43 vjeç; Vincenzo Costa, 55 vjeç; Rodolfo Franco, 61 vjeç;

Francesco Ingrosso, 38 vjeç; Gianluca Lorè, 35 vjeç; Antonio Malazzini, 46 vjeç; Alessandro Quarta, 35 vjeç; Giuseppino Mero, 54 vjeç; Davide Quintana, 37 vjeç; Fabio Rizzo, 48 vjeç; Matteo Rossetto, 26 vjeç; Alessandro Scalinci, 34 vjeç; Gabriella Scigliuzzo, 45 vjeçe; Michele Sterliçhio, 52 vjeç; ish-oficerin e GDF Gabriele Tarantino, 39 vjeç dhe Anselmo Briganti, 40 vjeç.

Nuk ka seancë preliminare pas provave të forta të karabinierëve. Fillimi i procesit është fiksuar për në 5 nëntor. Hetimet nisën pas aktivitetit monitorues të sipërmarrësit Davide Quintana- aktiv në sektorin e peshkimit dhe hotelerisë, tashmë në burg, i konsideruar referent i klanit padovan në Gallipoli – duke siguruar karabinierët për kontaktet me klanin Tornese në lidhje me menaxhimin e aktiviteteve në industrinë e peshkimit, transportin turistik dhe shërbimet e sigurisë në lokalet e bregdetit Jon.

Dy grupet drejtoheshin nga Vincenzo Rizzo dhe Saulle Politi. Të udhëzuar drejtpërdrejt nga bosët e burgosur për të tërhequr fijet e klanit, të dy grupet kriminale vepronin në sinergji në sektorin e drogës, përmes një kanali furnizimi të përbërë nga një grup shqiptarësh, duke u marr edhe me zhvatje dhe kërcënime ndaj tregtarëve, si dhe riinvestonin të ardhurat e paligjshme në veprimtari të ligjshme të biznesit në sektorët e turizmit, mbikëqyrjes dhe peshkimit.

Jo vetëm drogë dhe veprimtari të ligjshme të financuara me të ardhura të paligjshme.
Dy grupet e goditura nga Ros-i ishin përgjegjës për atentare dhe grabitje edhe ndaj bizneseve të shumta mes San Cesario, San Donato dhe Lequile./BW/

More in AKTUALITET, LAJME
Sondazhi i KE për shërbimet dentare, ironia e Manjanit: Popullit po i bien dhëmbët, qeveria mpreh të vetat

Pas një sondazhi të Komisionit Europian ku rezultoi se 77% e shqiptarëve e kanë të vështirë që të përballojnë shpenzimet...

Close