Përplasen dy avionë pasagjerësh në Turqi, ja pamjet

Dy avionë janë përplasur këtë të enjte në aeroportin e Stambollit në Turqi. Sipas mediave turke, nga incidenti nuk ka të lënduar.

Mediat turke raportojnë se incidenti ka ndodhur në aeroportin Ataturk, ndërkohë që avioni i “Turkish Airlines” ishte i parkuar dhe po merrte pasagjerët.

Raportohet se avioni i “Royal Air Moroc Airlines” po lëvizte drejt pistës për tu nisur drejt Arabisë Saudite kur ka përplasur me krah avionin e “Turkish Airlines”.

Përplasja e fortë shkaktoi dëmtime në të dy avionët dhe panik tek pasagjerët. Udhëtarët që prisnin të niseshin drejt Athinës u dërguan në një tjetër avion dhe presin të nisin fluturimin, ndërsa autoritet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Të ngjashme

More in BOTA, LAJME
Zjarri apokaliptik në Greqi, dalin emrat e viktimave, dy prej tyre ende të paidentifikuar

Dy javë pas zjarrit vdekjeprurës në rajonin e Atikës, që i mori jetën 92 personave, sot është bërë publike lista...

Close