E rëndë në ndeshjen e “Europa League”, gjyqtari shtrihet i gjakosur pas goditjes nga tifozi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen eliminatore të “Europa League” mes Sturm Graz dhe AEK Larnaca.

Në një moment gjatë pjesës së dytë kur skuadra greke po udhëhiqte me rezultatin 0-2, një tifoz në stadium ka goditur me shishe në kokë arbitrin anësor. Ky i fundit është shtrirë në fushë i gjakosur pasi është çarë në kokë.

Episodi solli ndërprerjen e takimit, por kur u mendua se ndeshja do të mbyllej skuadrat u kthyen në fushë për pjesën e mbetur të lojës. Në fund ndeshja u mbyll po me të njëjtat shifra, por për skuadrën austriake pritet të ketë një dënim të rëndë nga UEFA.

Të ngjashme

More in SPORT
Cungu pas humbjes turpëruese: Patëm lodhje të madhe, ndikuan edhe mungesat

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, pas ndeshjes së humbur 5-2 kundër Torpedos në “Europa League” ka deklaruar se kjo humbje...

Close