Apartamente moderne e vila me pishina: Ja cilat janë shtëpitë më luksoze të VIP-ave shqiptarë

Kur bëhet fjalë për personazhet e famshme të gjithë jemi kuriozë të dimë se më kë janë të lidhur ata, ku jetojnë, çfarë hanë apo se si është arreduar shtëpia e tyre.

Duke pasur parasysh edhe kuriozitetin e fansave të tyre për të ditur sa më shumë detaje nga jeta e tyre e përditshme, në jo pak raste personazhet VIP kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre.

Apartamentet e tyre moderne apo vilat luksoze me pishina janë të arreduar në një mënyrë perfekte saqë të gjithë i xhelozojmë. Madje mund të themi se vitet e fundit po duket sikur personazhet VIP po zhvillojnë një garë të heshtur se kush do të blejë shtëpinë më të shtrenjtë, në zonën më të mirë dhe pse jo të ketë arredimin më luksoz të mundshëm.

A mund të harrohet shtëpia e Angela Martini, e cila në çdo postim të sajin në rrjetet sociale nuk nguron të tregojë jetën luksoze që ajo bën.

 

Modelja shqiptare që pas martesës më miliarderin Dragos Savulescu-n është zhvendosur në një shtëpi përrallore që ndodhte në zemër të “Hollywood Hills”, Los Angeles.

 

Një personazh tjerë i njohur i ekranit shqiptar, gazetari Blendi Fevziu na ka mahnitur me shtëpinë e tij luksoze me një oborr gjigand në të cilin argëtohet me vajzat e tij.

Nëpërmjet fotove që ai ka postuar së bashku me vajzat e tij, apo në raste festash kemi arritur të zbulojmë një pjesë të vogël të ambienteve të brendshme të shtëpisë së tij.

 

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë pronarë të një super vile gjithashtu në zonën e vilave “Rolling Hills”. Shtëpia e çiftit të famshëm të showbiz-it shqiptar ka kushtuar 500 mije euro. Një oborr dhe një pishinë gjigande e rrethon vilën e tyre, që të gjithë do ta donim.

 

 

Kuriozë jemi të futemi edhe brenda shtëpisë së tyre, por që kemi arritur ta shohim vetëm nëpërmjet fotove që ata publikojnë me miqtë e tyre të ngushtë apo më djalin, Joelin.

Ngjyra mbizotëruese në shtëpinë e tyre është e bardha. Luksi është i pranishëm në çdo detaj.

 

 

Feshionistja Lori Hoxha, një ndër trashëgimtaret e “Top Channel”, nëpërmjet disa postimeve në Instagram ka treguar disa ambiente nga shtëpia e saj luksoze.

Në një foto ku shfaqet duke mbajtur në krahë nipin e saj, London Noor, Lori shfaqi për herë të parë një pjesë të dhomës së ndenjes, ku nuk mungonte luksi i pasqyrave dhe ndriçimi fantastik.

 

Këngëtarja Elvana Gjata vetëm pak muaj më parë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” hapi dyert e shtëpisë së saj luksoze për publikun.

Sikurse tregoi gjatë intervistës, Elvana e ka arreduar vet vetë apartamentin saj dhe ka përdorur një ndër ngjyrat më të preferuara të saj, e bardha.

 

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka blerë një shtëpi përrallore me vlerë 300 mijë euro. Një shtëpi e cila është ëndërr për shumë kënd, por e pamundur për t’u blerë nga të gjithë.

 

Një familje e madhe si e Ermalit natyrisht që do një shtëpi super të madhe.

 

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj, jeton gjithashtu në një shtëpi luksoze së bashku me të dashurin e saj, Jakub Kindi. Dreshaj jeton në SHBA në një shtëpi super luksoze. Ajo na ka prezantuar nëpërmjet postimeve në Instagram dhomën e ndenjës, ku dallohet dekori i veçantë dhe elegant.

Edhe këngëtarja e njohur Enca Haxhia, na ka treguar se falë punë së saj ka arritur të blejë një shtëpi luksoze në një ndër zonat më të qeta dhe luksoze të kryeqytetit. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga shtëpia saj që të gjithë e xhelozojmë.

 

Këngëtarja Zaimina Vasjari dhe partneri i saj Klodi, pas ardhjes në jetë të vogëlushes së tyre Khloe zbuluan se do të vendoseshin në një shtëpi të re.

Ditën e djeshme Zaimina nëpërmjet disa postimeve në Instastory na ka treguar se më në fund shtëpia e tyre ka përfunduar dhe ata tashmë janë vendosur në vilën e tyre luksoze, e cila ka një super pishinë që të gjithë e adhurojmë.

 

Kantautori Flori Mumajesi vitin e kaluar u bë pjesë e rubrikës “Kush vjen për drekë” tek emisioni “E diela Shqiptare” nga ku për herë të parë na tregoi edhe ambientet e vilës luksoze që ai ka blerë në Prishtinë. Një super vilë me një oborr gjigand dhe një pishinë mahnitëse ku argëtohet me miqtë e tij.

Këngëtarja Jonida Maliqi hera e fundit që ka ndarë imazhe nga shtëpia e saj është 4 korrik, teksa na tregoi se si e përjetoi tërmetin e fuqishëm që ra atë ditë.

Nga një pjesës e kuzhinës që Jonida ka publikuar duket se mbizotëruese është ngjyra e bardhë, ndërsa në sy llambadarët luksozë.

Ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari tregohet shumë e kujdesshme kur bëhet fjalë për jetën e saj private dhe mundohet që ta mbajë atë sa më të fshehtë. Megjithëse kohët e fundit duket se ka filluar të jetë pak më e hapur dhe së fundmi ka publikuar në rrjetet sociale edhe disa foto nga festa e ditëlindjes që kishte organizuar për vajzën e saj Vivi.

Nga foto shihet se Valbona ka një vilë luksoze me një oborr gjigand dhe një super pishinë.

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj, e cila vetëm pak muaj më parë u bë nënë për herë të dytë e një vajze, është tepër aktive në rrjete sociale dhe vazhdimisht ndan imazhe nga jeta e saj e përditshme. Në sy bie vila e saj super luksoze, me një oborr gjigand, një super pishinë dhe një arredim që të lë pa fjalë.

 

*Kujdes! Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa lejen e redaksisë së Iconstyle.al

Burimi: Iconstyle.al

Të ngjashme

More in LIFESTYLE
Fjoralba Ponari zbulon partnerin dhe ekranin televiziv ku do ta shohim

Vetëm pak kohë ma parë në mediat online u përfol se moderatorja Fjoralba Ponari dhe Edi Manushi  do të riktheheshin...

Close