Voltana Ademi provokon myslimanët, organizon koncert me minare të thyer

Bashkia e Shkodrës ka organizuar një koncert provokues, të quajtur M.A.Z.E. Në posterin e shpërndarë, Bashkia ka shfaqur një minare të thyer, duke ofenduar kështu myslimanët. Kjo gafë e kryebashkiakes Voltana Ademi për të irrituar myslimanët nuk është pritur mirë as nga qytetarët.

Bashkia ka nxituar ta fshijë kur e ka kuptuar lajthitjen, por fotoja u bë menjëherë virale.

Ja disa nga reagimet:

Bashkia maska-reshe si ky poster, shkruan gazetarja Brunilda Dibra.

Ndërsa faqja “Monella Vagabonda” shkruan:

VOLTANE E KE QELB!

Qe ti je e paafte dhe qe e urren kaq shume kete qytet, kete e deshmon çdo dite me pushtetin tend te paskrupullt ne krye te Shkodres. Kete do ta denoncoj çdo dite nepermjet marrezise tende.
Dje rrezove Vllaznine, embleme e vellazerimit te Shkodraneve, ndersa sot nepermjet zyres se propagandes tende, i ngule nje tjeter thike pas shpine te vetmit vellazerim qe i ka mbet ketij qyteti: atij fetar. Jo pak here te kam denoncuar ahengjet tuaja pa pike arti dhe kulture, si abuzim me taksa dhe hapesire te qytetit. Jo pak here kam denoncuar propaganden gebelsjane te sejmeneve te tu. Por ti je e afte vetem ne nje gje: t’i deshmosh shkodraneve se sa i verber, i paedukate dhe provokator eshte pushteti yt. 


Ja çfare guxove t’i ofrosh shkodraneve, nje karikature qe edhe revista satirike Charlie Hebdo do te mendohej disa here para se ta publikonte: Minaren e thyer si poster i nje koncerti perballe xhamise. Xhamite dhe kishat jane te vetmet institucione ne te cilat shkodranet gjejne besimin, shpresen, por edhe vellazerimin. Ndersa ti je aq e turpshme sa guxon ta reklamosh si art, si koncert perballe xhamise se ketij qytet me daten 8 Gusht. 


Minarja e thyer, HAZE bashke me nje gjethe viole (lloj marijuane) te ciles Jimmy Hendrix i kushtoi kenge dhe maska si shenje pagane. Nxitove ta fshish, por si gjithmone pushteti yt le njolla turpi. Te lutem, boll se e ke qelb tashma.

/TPZ.AL/

Të ngjashme

More in KRYESORE, LAJME
Fluks pushuesish nga Kosova, Rruga e Kombit e mbushur me mbeturina

Në kulmin e sezonit turistik, kur mijëra pushues nga Kosova, por edhe më gjerë dynden drejt plazheve të vendit tonë,...

Close