X

Fluks pushuesish nga Kosova, Rruga e Kombit e mbushur me mbeturina

Në kulmin e sezonit turistik, kur mijëra pushues nga Kosova, por edhe më gjerë dynden drejt plazheve të vendit tonë, imazhi i parë me të cilin ata përballen sapo kalojnë kufirin Kosovë-Shqipëri, janë mbeturinat.

Prej ditësh, segmenti Kukës-Morinë i Rrugës së Kombit është kthyer në një vend grumbullimi mbeturinash urbane, të cilat i konstaton në të gjithë gjatësinë e tij, ku pirgje të mëdha mbetjesh janë grumbulluar, duke treguar, se aksioni i ndërmarë nga Ministria e Mjedisit e Turizmit, “Të pastrojmë Shqipërinë që Duam” nuk ka mbërritur deri në Kukës.

Kjo situatë e krijuar, ka shkaktuar një ndotje të ambientit, pasi sapo afrohesh në zonën në fjalë, era e rëndë e mbetjeve është e padurueshme. Një tjetër shqetësim i udhëtarëve që përshkojnë këtë segment rrugor është edhe derdhja e ujërave të zeza në autostradë, pasi banesat që janë ndërtuar aty, nuk janë të përfshira në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Qeveria ka parashikuar që duke nisur nga muaji shtator në rrugën e Kombit të rinisë aplikimi i tarifës së kalimit për automjetet./ReportTV/

 

More in AKTUALITET, LAJME
‘Fitova 5.2 mln lekë në baste’/ KPK zbardh vendimin: Deklaratat kontradiktore ‘dogjën’ prokurorin Luan Kaloçi

Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi u shkarkua nga detyra më 5 korrik 2018, pasi Komisioni i Pavarur i...

Close