Milan në Europa League, CAS i jep të drejtë

Milan kthehet në Europë dhe mund të marrë pjesë në Europa League 2018/2019. CAS-i anulloi vendimin e Uefa për ta përjashtuar klubin e famshëm Italian nga Kupat e Europës. Gjykata e Lozanës (CAS) ka pranuar apelin e kuqezinjve, duke i kthyer në Uefa për një sanksion proporcional. Uefa e kishte dënuar Milan me përjashtimin për një vit nga kompeticionet e saj për morrespektim të Fair Play Financiar në trevjecarin 2014-2017.

CAS-i e kundërshtoi vendimin e UEFA-s, kështu që Milan mund të jetë pjesë e Kupave të Europës menjëherë.

Për Milan hapen kështu dyert e Europa League. E ne vendimin e CAS është e qartë se faktorin deciziv e ka luajtur kalimi I pronësisë së klubit Milan nga Yonghong Li tek fondi Elliott.

Sipas motivacionit të Cas letrat në tavolinë ndryshuan me kalimin e pronësisë, madje ka theksuar se situata financiare e klubit është përmirësuar ndjeshëm.

More in LAJME, SPORT
Zaganjori në Veting: Kam firmosur mijëra vendime, asnjë cent nga korrupsioni

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ishte sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zaganjori preferoi të mbrohej vetë...

Close