Dy burra bien nga çatia dhe përfundojnë në spital

Dy burra, që kanë qenë duke punuar për riparimin e çatisë së shtëpisë së tyre, kanë rënë nga lartësia dhe kanë përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi”, Burrel. Sipas Policisë Vendore, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 19. 07. 2018, në orën 14:30, në lagjen “Pjetër Budi”, Burrel, duke punuar, për të rregulluar çatinë e banesës së tij, kanë rrëshqitur shtetasit B. R., dhe E. R., vjeç 50 e 54, banues Burrel e Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.

More in AKTUALITET, LAJME
Sherr me thika në mes të qytetit, dy të plagosur në Vlorë

Një grup të rinjsh janë përfshirë në një sherr të ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”, përpara një lokali, në qytetin...

Close