Ikën nga “Proçesi”, por jo nga “Top”-i/ Manushi në shtator me një format të ri

Në përfundim të emisionit “Top Arena”, moderatori Eduart Manushi bëri një deklaratë të papritur ku tregoi se nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Proçesi Sportiv” pas një dekade prezantimi.

“Nuk do të jem më, mendoj se duhet t’i lë rrugë të rinjve”, tregoi Manushi.

Nuk zgjati shumë dhe lajmi u përhap shumë shpejt në media të cilat shkruan se Eduardi do të largohej përfundimisht nga “Top Channel”. Këto zëra nuk janë të vërteta dhe burime për “Revistawho.com”, zbulojnë se në muajin shtator ai të shfaqet në një format të ri argëtues dhe gjithashtu të jetë një nga kapitenët e “Shikon kush luan”, pasi pjesëmarrja në sezonin e parë ishte mjaft e suksesshme.

More in LAJME, Magazine
Ish-mbështetësi i Ramës, Kim Mehmeti: Po qeveris si drejtues spektakli TV, për të fshehur hajdutokracinë

Kim Mehmeti, një nga mbështetësit më të fortë të Ramës e ka cilësuar qeverisje e tij të sotme si pjesëmarrje...

Close