Pogba ia dedikon fitoren fëmijëve tajlandezë: “Ju jeni heronjtë e vërtetë”

“Kjo fitore i dedikohet heronjve të ditës, bravo djema, jeni shumë të të fortë!” Ky ka qenë mesazhi i postuar në Twitter nga Paul Pogba pas fitores 1-0 të Francës së tij ndaj Belgjikës, rivales në gjysmëfinale të “Rusi 2018”. Këto fjalë ylli i Manchester United ia ka dedikuar 12 futbollistëve të vegjël tajlandezë të cilët së bashku me trajnerin e tyre u nxorrën shëndoshë e mirë nga shpella ku kishin mbetur të ngujuar për rreth dy javë. “Ky mesazh i drejtohet atyre – ka shtuar mesfushori i Bluve – Ekziston futbolli për 90 minuta, pastaj është jeta normale. Jetojmë ëndrrën tonë, por nuk duhet të harrojmë njerëzit që janë jashtë fushës dhe jetën reale”.

More in BOTERORI 2018, SPORT
Prapaskenat/ Historia e pabesueshme e kalimit të Ronaldos nga Real te Juve

CEO i Juventusit, Beppe Marotta, i ka zbuluar prapaskenat e transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, duke thënë se...

Close