Mendohuni mirë pasi këtij lajmi! Të famshmit fitojnë mijëra dollarë nga rrjetet sociale

Shumë personazhe të famshëm që kanë një audiencë të lartë në rrjetet sociale arrojnë të fitojnë mijëra dollarë me një postim të vetëm. Një shembull mjaft i mirë është Cristiano Ronaldo, i cili vetëm me një orë të re nga TAG Heuer, poston një fotografi të vetes, me duart lart, në llogarinë e tij Instagram. Ai i falenderon ata për “dhuratën e tyre” dhe bën tag kompaninë me hashtagun  #dontcrackunderpressure. Në këtë mënyrë fiton të ardhura.

Sipas Captiv8, një platformë analitike që lidh markat për “ndikuesit e mediave sociale”, që nga janari, më shumë se 200,000 postime në muaj në Instagram, janë etiketuar me “#ad”, “#sp” ose “#sponsored”. Të ‘punësosh’ influencues të tillë, lejon që kompanitë të arrijnë një rrjet të gjerë të klientëve potencialë: Z. Ronaldo ka rreth 240 milion njerëzve në Facebook, Instagram dhe Twitter.

(Foto e publikuar nga ‘The economist’)

Mediat sociale i ofrojnë markave mundësinë e tyre më të mirë për të arritur klientë potencialë. Një aplikacion për shpërndarjen e fotove, Snapchat, arrin 40% të të gjithë amerikanëve nga 18 deri në 34 vjeç, çdo ditë.Duke qenë se personazhet e famshëm kanë një audiencë të gjerë dhe potenciale kjo bën që sponsorët të bashkëveprojnë me audiencat e tyre të synuara në atë mënyrë që reklamimi i produktit të zgjerohet. Captiv8 shkruan se një person me 3-7 milionë ndjekës, për një postim në YouTube mund të fitojë mesatarisht 187,500 dollarë, në Facebook 93,750 dollarë, në Instagram dhe Snapchat 75,000 dollarë. Këshu që mendohuni mirë në lidhje me rrjetet tuaja sociale, një ditë mund të kthehen në burim milionash edhe për ju.

More in LAJME, Magazine
‘Ristrukturim kufijsh midis Greqisë dhe Shqipërisë’, mediat greke të alarmuara nga deklarata e Hahn

Mediat greke e kanë cilësuar si “të çuditshme” një deklaratë të komisionerit për zgjerimin, Johannes Hahn. Sipas gazetës Kathimerini, duke...

Close