Kroaci-Angli 2-1, kroatët shkruajnë historinë dhe gjejnë në finale Francën

Ivan Perishiç (68’) dhe Mario Mandzukiç (108’) me golat e tyre shkruan faqen më të lavdishme të futbollit kroat, pas fitores 2-1 ndaj Anglisë, duke e çuar Kroacinë për herë të parë në finalen e një Botërori, atje ku do të përballet me Francën. Anglia shënoi e para me një gol të bukur të Tripier nga goditja e lirë (5’), por më pas ajo ishte shumë pasive, duke humbur mundësinë për të përsëritur finalen e vitit 1966. Një sukses i madh edhe për trajnerin e Kroacisë, Zlatko Daliç, që në të kaluarën ka drejtuar për disa muaj edhe Dinamon e Tiranës në vitin 2004.


20:00 | Kroaci-Angli 2-1

Perishiç 68′, Mandzukiç 108’/Tripier 5′


***

Min 108’: Kroaci-Angli 2-1. Mandzukiç merr një pasim nga Perishiç dhe shënon golin e avantazhit.

Koha e rregullt përfundon në barazim 1-1 dhe ndeshja shkon në shtesa, 2 herë nga 15 minuta. Ndeshja e tretë për kroatët që e luajnë në kohën shtesë në këtë Botëror.

Min 68’: Kroaci-Angli 1-1. Versaliko kroson në zonën angleze, aty Ivan Perisiç u vidhet katër mbrojtësve, duke e zgjatur në lartësi këmbën dhe goditur topin drejt rrjetës. Barazim dhe gjithçka e hapur.

46′ Nis pjesa e dytë.

Statistikat e pjesës së parë

Min. 5′ : Kroaci-Angli 0-1. Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç, shkakton një faull ndaj Dele Alit, në kufijtë ballorë të zonës së rreptësisë. Kieran Tripier e merr përsipër dhe një gjuajtje të fuqishme e kalon topin mbi murin kroat e që përfundon në këndin e djathtë të portës. Subashiç nuk ka asnjë shans për ta bllokuar. 1-0 në minutën e 5-të. Tripier bashkohet me Bobi Çarltonin dhe Geri Linekerin, si lojtarët që kanë shënuar në gjysmëfinale!

 

 

FORMACIONET

Kroacia: Subasiç, Vrsaljko, Striniç, Lovren, Vida, Rakitiç, Modriç, Brozoviç, Perisiç, Mandxukiç, Rebiç. Trajner: Zlatko Daliç.

Anglia: Pikford, Uoker, Stouns, Meguajër, Tripier, Jang, Lingard, Henderson, Dele Ali, Kejn, Sterling. Trajner: Garet Sauthgejt.

Dh1sDK3XkAANMWb

 

Të ngjashme

More in BOTERORI 2018, KRYESORE, SPORT
Gjiknuri shfaqet si shëtitës, një ditë pasi u denoncua nga Tpz.al zvarritja 10 vjeçare e mbikalimit të Milotit

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri kishte marrë me vete edhe Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendron, për...

Close