Kosto deri në 500 milionë dollarë, njihuni me jahtet më luksozë në botë dhe pronarët e pasur të tyre

Njerëz të pasur, të cilët forcën e parasë e tregojnë edhe në det. Princ i Arabisë, Kryeministri i Katarit apo edhe manjatët rusë janë ata që posedojnë në lundrim jahtet më të mëdha të botës, vlera e të cilëve shkon nga 200 në 500 milionë dollarë.

Bashkëthemeluesi i Microsoft Paul Allen, e ndërtoi këtë jaht të quajtur Octopus në vitin 2003  me një vlerë që arriti në 200 milionë dollarë.

“Lady Moura” ne foton me poshte, është jahti i biznesmenit arab Nasser Al – Rashid. Qëndrimi i tij në Kanë në vitin 2007 gjatë festivalit vuri në alarm autoritetet për shkk të ndotjes që shkaktoi.

133 metër I gjatë, ky është jahti i ish -Kryeminisrit të Katarit, Hamad Bin Jasim Al Thani, ndërtuar në vitin 2008. Ai përmban një kinema, dhe pishinë të brendshme.

I konsideruar më i madhi i botës për nga të gjithë komponentët, ky me poshte është jahti i njërit prej aksionerëve të Arsenalit, Alisher Usmanov. Ai ka një gjatësi prej 156 metër dhe ka marr emrin e nënës së pronarit, Dilbar.

Ky është jahti i sulltanit të Omanit, Al Said.

Me një vlerë që shkon në 450 milionë dollarë, ky jaht është ndër 8 më të mëdhenjtë në botë dhe i përket bosit rus Andrey Melnichenko. Jahti është 91 meter i lartë, më shumë se se statutja e lirsë dhe 143 metër i gjatë.

Bosi i Celësit Roman Abramovic ndërtoi jahtin “Eklisps” në vitin 2009, me një vlerë 485 milionë dollarë.

Me një vlerë prej 550 milionë dollare, jahtin “Serena” e bleu  princi i kurorës saudite Mohamad bin Selman, nga bosi rus i vodkës Yuri Schefler. Më herët jahti ishte marrë me qera nga Bill Gates për 5 milionë dollarë në javë. / Opinion.al

Të ngjashme

More in Magazine
Kjo grua na la pa fjalë, si arriti të bëhej milionere me 14 fëmijë

Tammie Umbel në Dallas të Virxhinias është një grua në biznes, e cila i siguron familjes dhe vetes të ardhura...

Close