Kjo grua na la pa fjalë, si arriti të bëhej milionere me 14 fëmijë

Tammie Umbel në Dallas të Virxhinias është një grua në biznes, e cila i siguron familjes dhe vetes të ardhura të majme, por që njëkohësisht në shtëpi është mësuese e 14 fëmijëve të saj.

Gjithçka nisi nga dëshira që Taimmie kishte për të siguruar të ardhura për familjen e saj, ndërsa sot drejton një kompani kozmetike me mbi 300 produkte.

Përmbajtja e këtyre kavanozëve mund të duket e parëndësishme, por për Tammie Umbelin ato janë me vlerë të madhe. Më saktë, ato e kanë ndihmuar të fitojë miliona dollarë.

Me vizionin e saj, Umbeli punoi shumë dhe gjeti kohë për të studiuar. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2010, ajo fitoi 1 milionëshin e parë. Por ndryshe nga milionerët e tjerë, Umbelit i duhej të rriste edhe fëmijët e saj të shumtë.

Ajo thotë:

Deri atëherë kisha tetë fëmijë, burri im kishte mbaruar studimet për mjekësi, dhe më në fund filloi të punonte si mjek. Isha më e shqetësuar për të ardhmen nëse diçka i ndodhte atij. Duhet të gjeja një mënyrë për të ushqyer fëmijët.”

Umbel, e cila u rrit në periferi të Uashingtonit, mendoi se mënyra për ta bërë këtë ishte të fillonte biznesin e vet.

I kërkoi 1.500 dollarë të shoqit dhe mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën – do të prodhonte produkte grimi me përbërje organike, duke i importuar nga Afrika, mëson VOA.

Gruaja shton:

Kur isha 15 vjeç, u bëra myslimane dhe rrija shpesh në Rrugën e Ambasadave në DC. Aty ka një Qendër Islame ku vijnë njerëz nga e gjithë bota. Secila nga gratë aty kishin rutinën e saj të veçantë të bukurisë natyrore. U mahnita nga rutina e tyre e grimit.”

Umbeli iu afrua grave dhe i pyeti se cili ishte sekreti i tyre i bukurisë. Aty dëgjoi për gjalpin e një peme afrikane të quajtur shea.

Vite më vonë, ajo kujtoi përbërësin, i cili është i lirë në Afrikë dhe vendosi ta sillte atë në Shtetet e Bashkuara. Sa herë që shkonte në udhëtime për biznesin e saj të ri, ajo gjithmonë i merrte fëmijët me vete.

Shumë shpejt ajo do të kthehej nga Afrika me përbërës të tjerë, dhe atë pak kohë të lirë që kishte, filloi të lexonte libra kimie e botanike, dhe eksperimentonte me receta të ndryshme. Tani ajo shet më shumë se 300 produkte organike grimi.

Për Taimmie Umbeli, ato janë esenca që i ka mbledhur nga pjesë të ndryshme të Afrikës.

Ndërsa filloi dhe rriti biznesin e saj, “Shea Terra Organics”, Umbel ishte mësuese në shtëpi për 14 fëmijët e saj, të cilët janë nga mosha 5 deri në 27 vjeç.

Gjashtë fëmijët e saj më të rritur janë tani në kolegj dhe më të vegjlit studiojnë dhe ndihmojnë me punët e shtëpisë. Ata thonë se një ditë duan të jenë aq të suksesshëm sa nëna e tyre.

More in Magazine
8 shenja për të kuptuar nëse jeni të sëmurë pas seksit, OBSH e quan “çrregullim mendor”

Sjellja seksuale kompulsive, e njohur ndryshe si varësia ndaj seksit, është një obsesion i ethshëm i shfaqur përmes fantazive, nevojave...

Close