Këngëtarja shqiptare gjatë komunikimit me fansat e saj, përlot me rrëfimin e dhimbshëm

Dihet që nëna është gjëja më e shtrenjtë në botë dhe kushdo ka një afeksion të madh për të. Nga fjala nënë preket i madh edhe i vogël, i thjeshti dhe i famshmi. Sidomos kur nëna mungon dhe nuk e ke të pranishme në jetën tënde.

Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren shqiptare Morena Taraku në jo pak raste publikon në rrjetet sociale foto me babanë e saj, me të cilin ka një marrëdhënie të veçantë, por ajo nuk harron të kujtojë në çdo moment edhe nënën e saj,e  cila nuk jeton më.

Nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, apo dhe në çdo intervistë që ka dhënë Morena ka treguar gjithmonë se i mungon shumë nëna e saj. Të njëjtën gjë na ka treguar nëpërmjet disa postimeve në Instastory.

Në një komunikim që ka pasur me ndjekësit e saj në Instagram, Morena është pyetur në lidhje më nënën e saj. Pavarësisht dhimbjes së madhe që ndjen për humbjen e saj ajo nuk ka hezituar t’u përgjigjet fansave të saj.

“Ju mungon nëna juaj”, e pyet ndjekësi i saj.

“Sigurisht! Çdo frymëmarrje e imja është më e vështirë pa të. I them jo vetes sime, por realiteti është krejt ndryshe”, përgjigjet Morena duke treguar se sa shumë e ndjen mungesën e së ëmës.

Dhe çdo gjë në këtë komunikim me fansat e saj lidhet me mungesën e nënës dhe përgjigjet e saj të ndjera të prekin thellë edhe të përlotin sepse kushdo arrin të ndjejë se sa e dhimbshme është një humbje e tillë.

More in LIFESTYLE
Lorik Cana noton për qejf të tij, gruaja italiane e thërret shqip dhe video s’duhet humbur

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka nisur pushimet me familjen e tij, djalin Bojken dhe bashkëshorten Monica. Ai publikon çdo...

Close