Hakmerret Moska, dëbon dy diplomatë greke. Ja si lindi konflikti mes dy vendeve

Rusia do të dëbojë dy diplomatë grekë në përgjigje të vendimit të Athinës për të debuar dy nga të dërguarit e Moskës, njoftoi agjensia ruse e lajmeve RIA.

Më herët u raportua se “Athina kishte vendosur të dëbojë dy diplomate ruse dhe te ndaloje hyrjen e dy te tjereve, të akuzuar se kishin cenuar sigurine kombetare, ne tenative te merrnin informacione duke blere zyrtare vendas”.

Qeveria greke nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt raporteve, por zëdhënësi i saj tha se nuk do të toleronte ndonjë sjellje që shkel ligjin ndërkombëtar. Asnjëra prej këtyre raporteve nuk tha nëse dëbimet kishin ndodhur, megjithëse zëdhënësi grek sugjeroi se një veprim i tillë ishte marrë.

Gazeta Kathimerini e Greqisë tha se autoritetet e Athinës urdhëruan dëbimet pas përpjekjeve të dyshuara nga diplomatët rusë për të minuar një marrëveshje që Greqia ndërmori me ish-republikën jugosllave të Maqedonisë muajin e kaluar.

Një anëtar i dhomës së sipërme të parlamentit të Rusisë, Andrei Klimov, tha se Rusia do të dëbonte dy diplomatë grekë si kunderpergjie, pa përmendur Maqedoninë e pa shkuar ne hollësi të mëtejshme për kete vendim.

More in BOTA
Trump: Gjermania është rob i Rusisë

Donald Trump e ka nisur me tone të ashpra samitin dy-ditor të NATO-s në Bruksel, duke kritikuar Gjermaninë për marrëveshje...

Close