Transferohet te Juventusi, Kristiano Ronaldo shkruan historinë edhe në Itali

“Kristiano Ronaldo është një lojtar i Juventusit. Tratativa për lojtarin më të mirë të botës u konfirmua mbasditen e sotme, të martën e 10 korrikut 2018. Një datë që do të mbetet në historinë e futbollit italian”. Kështu shkruan gazeta e madhe sportive italiane. “Gazzetta dello Sport”.

Komunikata e Realit

Lajmin për transferimin e portugezit te kampionët e Italisë e konfirmoi edhe vetë klubi madrilen nëpërmjet një komunikate për shtyp, saktësisht në orën 17:32.

“Real Madrid C. F. njofton se, sipas vullnetit dhe kërkesës së shprehur nga lojtari Kristiano Ronaldo, është rënë dakord ta transferojmë atë te Juventus F. C. Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për një lojtar që ka dëshmuar të jetë më i miri në botë dhe që ka shënuar një nga kohët më të shkëlqyera në historinë e klubit tonë dhe futbollit botëror.
Përtej titujve të pushtuar, trofeve të arritura dhe triumfit të arritura në fushat e lojës gjatë këtyre 9 viteve, Kristiano Ronaldo ka qenë një shembull i përkushtimit, punës, përgjegjësisë, talentit dhe përmirësimit.
Ai gjithashtu është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit me 451 gola në 438 ndeshje. Gjithsej 16 tituj, duke përfshirë 4 Kupat Evropiane, 3 prej tyre me radhë dhe 4 në 5 sezonet e fundit. Në baza individuale, me fanellën e Real Madridit ai ka fituar 4 “Topat të Artë” Për Real Madridin Cristiano Ronaldo gjithmonë do të jetë një nga simbolet e tij të mëdha dhe një referencë unike për gjeneratat e ardhshme. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia juaj”.

105 milionë Euro

Në arkën e Realit të Madridit do të shkojnë plot 105 milionë euro, ndërkohë që vetë klubi spanjoll e kishte blerë Ronaldon nga Mançester Junaitid, 98 milionë euro. Nga ky 105 milionë euro, 100 milionë do të shkojnë te klubi spanjoll dhe 5 milionë euro solidaritet për UEFA-n.  Portugezi do të përfitojë 31 milion euro neto në sezon për 4 vjet, pra në total 124 milionë euro. Kristiano Ronaldo vazhdon pushimet në Greqi, ndërkohë që nuk dihet saktësisht se kur do të prezantohet te Juventusi. Klubi italian niset, më 23 korrik në Shtetet e Bashkuara për një turne, pra nuk dihet nëse Ronaldo do të me ekipin në Itali apo Amerikë. Ronaldo ka luajtur më parë për Sportingun e Lisbonës (Portugali) dhe Mançester Junaitid (Angli).

Rekordet e Ronaldos
Ronaldo është një makinë e një numri të madh rekordesh personale.
Rekord i golave në kompeticionet UEFA për klube: 123
– Rekord i golave në UEFA Champions League: 120
– Rekord i golave në një sezon të vetëm të UEFA Champions League: 17 (2013/14)
– Rekord i fitoreve në finale të UEFA Champions League: 5
– I vetmi futbollist që ka shënuar në tri finale të UEFA Champions League
– I vetmi futbollist që ka shënuar në të gjashta ndeshjet e fazës në grupe të UEFA Champions League
– I vetmi futbollist që ka arritur të shënojë në 11 ndeshje radhazi të UEFA Champions League
– I vetmi lojtar që ka shënuar 10 gola në karrierë një skuadre të vetme në UEFA Champions League (Juventus)
– Rekord i golave me Realin e Madridit: 450
– Rekord i “Këpucës së Artë”: 4 (njësoj si Mesi)
– Rekord i çmimit UEFA si lojtari më i mirë i skuadrës: 4
– Rekord i “Topave të Artë”: 5 (njësoj si Mesi)
– Rekord i “FIFA Best Player”: 5 (njësoj si Mesi)
– Rekord i prezencave në skuadrën UEFA të vitit: 12 (2004, 2007-2017)

NË KOMBËTARE
– Rekord i prezencave në fazën finale të një Europiani: 21
– Rekord i golave në total, në pjesëmarrjet mes Europianit dhe Kupës së Botës: 38 (njësoj si Shvajnshtaiger)
– Rekord i golave në fazën finale të një Europiani: 9 (njësoj si Platini)
– Rekord i turneve, me të paktën një gol të shënuar: 4
– I vetmi futbollist që ka shënuar tre gola, në disa edicione të një Europiani.
– Rekord i golave në një Europian, duke përfshirë edhe eliminatoret: 29
– Rekord i golave mes eliminatoreve të një Europiani dhe të Kupës së Botës: 50
– Rekord i prezencave me Portugalinë: 154
– Rekord europian i golave me kombëtaren e vendit të tij: 81 (i dyti në botë, vetëm pas Ali Daei, 109)
– Rekord duke llogaritur të gjitha kompeticionet UEFA, përfshirë klubet dhe Europianin me kombëtaren: 158 gola (Raul Gonzalez i dyti me 107).
/TPZ.AL/

More in KRYESORE, LAJME, SPORT
Presidenti Ilir Meta në San Marino, pritet me nderime nga kapitenët regjentë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm sot në San Marino, u prit sot me nderimet shtetërore nga Kapitenët...

Close