Francë-Belgjikë 1-0, Umtiti ndëshkon “Djajtë e kuq” dhe dërgon “Gjelat” në FINALE

Një Francë cinike mposhti Belgjikën 1-0, falë një goli të realizuar me kojë nga Samuel Umtiti (51’), duke u bërë kështu ekipi i parë që shkon në finale e madhe të Botërorit, në pritje të fituesit tjetër të çiftit Kroaci-Angli.

Belgjika zhvilloi një volum të madh loje, por përballë një portieri si Hugo Loris, nuk mund të bënte më shumë. Franca pati disa herë mundësi për të shënuar golin e dytë, sidomos në minutën e 6-të shtesë me anë të Tolisos.

Për “Gjelat” kjo është finalja e tretë, pas atyre në vitin 1998 (kampion ndaj Brazilit) dhe 2006 (humbi ndaj Italisë me penallti).


FRANCË-BELGJIKË 1-0
Umtiti 51′



Minuta e 51-të, pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Grizman, Samuel Umtiti kërcen fuqishëm dhe me një goditje perfekte me kokë mposht portierin begl, Kurtua. Francë-Belgjikë 1-0!

“I mrekullueshëm!”, shkruan “French Team” në Twitter për pritjet e portierit Hugo Loris.

***

 

Dominim i Belgjikës, portieri Loris shpëton Francën.

 


Nis ndeshja. Topin e parë e luan Franca me Grizman.


Në stadium ndodhen edhe Presidenti i Francës, Emanuel Makron si dhe Mbreti i Belgjikës, Filip.

Dy skuadrat kanë zbritur në fushë dhe janë ekzekutuar dy himnet kombëtare, të Francës dhe Belgjikës.


Trajnerët e dy skuadrave – Deshamp dhe Martinez – kanë publikuar formacionet zyrtare.

Franca
Belgjika

Kush do të kalojë në finale: Grizman apo Lukaku?

 A e dini se?

Një shifër e pabesueshme prej 20 lojtarësh që janë midis tyre edhe shokë skuadre mund të luajnë kundër njëri-tjetrit sot!

Chelsea: Olivier Giroud dhe Ngolo Kante kundër Eden Hazard and Thibaut Courtois

Monaco: Thomas Lemar dhe Djibiril Sidibe kundër Youri Tielemans

Barcelona: Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti kundër Thomas Vermaelen

Manchester City: Benjamin Mendy kundër Vincent Kompany dhe Kevin de Bruyne

Manchester United: Paul Pogba kundër Marouane Fellaini dhe Romelu Lukaka


Si erdhën deri në gjysmëfinale

Një kujtesë se si të dy ekipet mbërritën deri në këtë fazë: të dy dolën fitues ndaj kundështarëve nga Amerika e Jugut në çerekfinale, Franca fitoi 2-0 ndaj Uruguait, ndërsa Belgjika 2-1 ndaj Brazilit.

FRANCA në dy gjysmëfinalet e fundit në Kupën e Botës ka arritur të kalojë në finale. “Les Bleus” mundën Kroacinë në vitin 1998 (2-1) dhe Portugalinë në 2006 (1-0).

BELGJIKA – Nëse ajo do të fitojë ndeshjen kundër Francës dhe do të progesojë në finalen e së dielës, ajo do të bëhet vendi i 13-të që do të mbërrijë në një finale të Kupës së Botës. Edhe Krocia do të ishte debutuesem, nëse ajo do të mundte Anglinë në gjysmëfinalen tjetër.

A e dini?

Franca dhe Franca janë ndeshur midis tyre në nivel ndërkombëtar, plot 73 herë, dhe asnjë ekip nuk ka fituar më shumë ndeshje kundër “Les Bleus” (Bluve), apo shënuar më shumë gola, sesa “Red Devils” (Djajtë e kuq).

Gazetat belge kanë kërkuar vetëm një gjë nga lojtarët e “Djajve të kuq”: Bëni historinë!

“Gjysmë-vëllezër!”. Shumë gazeta franceze sot i kanë mëshuar lidhjeve midis Belgjikës dhe Francës dhe ngjashmërive midis skuadrave të tyre “të reja dhe shumë-kulturore”.

/TPZ.AL/

More in BOTERORI 2018, KRYESORE, LAJME, SPORT
Rama e Tsipras “kokë më kokë” në Londër: Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti

Dy kryeministrat, ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras i Greqisë, gjatë një takimi që kanë zhvilluar në Samitin...

Close