Bilanc i frikshëm në Japoni pas shirave të rrëmbyeshëm, shkon në 155 numri i të vdekurve

Ka shkuar në 155 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve rekord të shiut që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Japoninë perëndimore. Dhjetëra të tjerë konsiderohen të zhdukur, ndërkohë që janë shkatërruar linjat elektrike.

Që prej të enjtes, disa zona të Japonisë perëndimore kanë regjistruar tre herë më shumë reshje shiu se ajo e zakonshme për një muaj të tërë.

Dy milionë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre, pasi lumenjtë po dalin nga shtretërit.

Ekipet e shpëtimit kanë nisur operacionet e tyre për gjetjen e të mbijetuarve apo trupat e pajetë të bllokuar në baltë. Një zyrtar në prefekturën Okajama tha se niveli i ujit po bie, dhe se ekipet emergjente mund të jenë në gjendje të hyjnë në zonat më të goditura më këmbë.

Shirat e rrëmbyeshëm nisën me një tajfun javën e kaluar, pasuar me shira të rrëmbyeshëm.

More in BOTA, LAJME
Prokurori Kostaq Beluri para Vettingut, KPK: Justifikon pasurinë, s’ka kryer deklarim të rremë

– Prokurori Kostaq Beluri ka kaluar sot në ‘sitën’ e Vettingut. Ai është përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit...

Close