VIDEO/ Misteri, pse Rama mori me vete Gjiknurin në betimin e Erdogan

Ceremonia e betimit të Rexhep Taip Erdogan si President i Turqisë u bojkotua nga pjesa më e rëndësishme e liderëve perëndimorë. Aty morën pjesë vetëm krerë të vendeve të lindjes si kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev, përfaqësues të ish-republikave sovjetike, Ballkanit Perëndimor dhe vendeve arabe me shumicë myslimane. Nuk mungoi kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajo që ra fillimisht në sy ishte udhëtimi i kryeministrit shqiptar me një avion çarter të një kompanisë të vogël turke “Sarp Air” të profilizuar në shërbime transporti dhe që ka në pronësi të saj vetëm një avion çarter dhe një helikopter.

Nëse i hedh një sy faqes së saj në internet sheh se gjysma e saj është “nën rikonstruksion” dhe se ka pak të dhëna për pronarët e saj. Nuk dihet kush e pagoi këtë udhëtim të kryeministrit që mesa duket e ka marrë falas nga Stambolli apo Ankaraja.

Një tjetër detaj interesant është se kryeministri Rama ka marrë me vete ministrin e Transportit dhe Energjisë, Damian Gjinuri. Pyetja që ngrihet është se për cilën arsye kreu i qeverisë merr me vete një ministër në një ceremoni kortezie ku të pranishëm do të kishte vetëm krerë shtetesh.

Gjiknuri është akuzuar nga opozita për mënyrën se si iu dha një kompanie turke koncesioni i aeroportit të Vlorës. Për opozitën që votoi kundër këtij koncesioni ka pasur mungesë transparence, ndërkohë që Parlamentit i është kërkuar vetëm autorizimi për negocimin e kontratës. Sipas deputetëve të Partisë Demokratike ky koncesion shkon deri në cenimin e Kushtetutës së vendit dhe prekje të interesave kombëtare.

“Biznesi” i Ramës me Turqinë nuk është kufizuar me kaq. Një tjetër kompani turke do të mbështesë krijimin e të parës kompani ajrore shqiptare. Edhe në këtë rast ka pasur vend për akuza nga opozita për shkak të mungesës së transparencës. /Lapsi.al

More in KRYESORE, LAJME
Princesha sqaroi firmën për shembjen e Teatrit, regjisori i përgjigjet: Po përfitoni nga afria me pushtetin

Regjisori Kastriot Çipi nuk ka mundur të mos i kthejë një përgjigje Elia Zaharia Zogut, pas reagimit të saj mbi...

Close