SHBA tërhiqet nga Këshilli i OKB-së Për Të Drejtat e Njeriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë tërhequr nga Këshilli i OKB-së Për Të Drejtat e Njeriut, duke e quajtur atë “një pellg të paragjykimeve politike”.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, u shpreh se ky organ “hipokrit dhe egoist, është një tallje për të drejtat e njriut”.

Ky organ i OKB-së, u themelua në vitin 2006, por është kritikuar për shkak të pjesëmarrjes së vendeve me rekorde të dyshimta sa i përket të drejtave të njeriut. Megjithatë, aktivistët shprehen se vendimi i SHBA-së, mund të dëmtojë përpjekjet për të monitoruar dhe adresuar abuzimet me të drejtat e njeriut në mbarë botën.

Ambasadorja Haley, lajmëroi vendimin e SHBA-së për tu tërhequr nga këshilli, në një konferencë për shtyp, sëbashku me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i cili e quajti këshillin “një mbrojtës i dobët i të drejtave të njeriut”.

Burimi: BBC 

/TPZ.AL/

Të ngjashme

More in AKTUALITET, BOTA, LAJME
Detajet/ Gomonia e kapur në Darëzezë vinte nga Italia, si e ndoqi policia për 3 orë në det

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me gomonen që u gjet në zonën e Darëzezës në Fier. Burime nga...

Close