X

“Atentati ndaj Tom Doshit”, prokuroria jep pretencën. Sa burg kërkon për deputetin

Prokuroria ka kerkuar denimin me nga nje vit burg per deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe shtetasin Durim Bami, ne akuze per “kallëzim të rremë”, lidhur me atentatin e supozuar ndaj deputetit Doshi.

Per shkak te gjykimit te shkurtuar, secili prej tyre sipas prokurorise, duhet te vuaje 8 muaj. Vendimi do te jepet me 4 korrik. Kujtojme se nje seance me pare gjykata pranoi kerkesen per gjykim te shkurtuar.

Seanca e shkuar

Gjyqtari Bledar Abdullai e pranoi kërkesën e mbrojtjes dhe ftoi më pas prokuroren Elsa Miha që të parashtronte faktet penale.

Sipas saj, tre të pandehurit akuzohen se kanë deklaruar të dhëna të rreme në lidhje me një atentat, që supozohej se ishte organizuar për eliminimin fizik të deputetit Tom Doshi.

Sipas prokurores, ka qenë Mark Frroku që ia ka prezantuar këtë gjë Tom Doshit, duke e prezantuar me Durim Bamin, i cili supozohej se do të paguhej për eliminimin fizik të tij. Pasi parashtroi të gjithë dosjen, gjyqtari i la dy javë kohë për konkluzionet prokurores. Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij.

Ai madje akuzoi për përfshirje edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta. Deputeti Doshi publikoi përmes mediave, një intervistë të kryer nga ai vetë me Durim Bamin, i cili pretendonte se ishte porositur për të eliminuar fizikisht Doshin dhe ish-deputetin e PD-së, Mhill Fufin. Intervista e realizuar në banesën e deputetit shkaktoi shumë trazira politike, por për organin e akuzës gjithçka ishte e rreme dhe tashmë, si Durim Bami, ashtu edhe Tom Doshi, janë nën akuzë për kallëzim të rremë.

PANORAMA

More in AKTUALITET, LAJME
Pas 17 vitesh, gjykata vendos për shqiptarin e akuzuar për përdhunim. Ja kush e shpëtoi

U deshën plotë 17 vite që prej nisjes së çështjes, që gjykata e Rodosit në Greqi të merrte vendimin për...

Close