Arrihet akordi, Shehi është trajneri i ri i Skënderbeut

Orges Shehi është trajneri i ri i skuadrës së Skënderbeut. Ish-portieri dhe kapiteni i korçarëve në vitet më të lavdishme të klubit, do të marrë drejtimin e skuadrës në një moment shumë të vështirë, kur ajo rrezikon shpërbërjen e plotë.

Korçarët janë përjashtuar nga Europa dhe kjo ka nisur eksodin masiv nga klubi, duke filluar nga lojtarët, për të vazhduar me trajnerin Ilir Daja i cili ka përfunduar në Vlorë te Flamurtari. Kësisoj, korçarët nisën kërkimin për një trajner të ri i cili të merrte drejtimin në një moment shumë delikat, për të përballuar një sezon i cili do të nisë me pretendime të ndryshme nga ai i viteve të kaluara, në pritje të vendimit përfundimtar të KAS për pezullimin 10-vjeçar.

More in LAJME, SPORT
Shënon Luis Suarez, eliminon njëherësh dy skuadra nga Botërori

Një gol i Luis Suarez i ka dhënë sot fitoren minimale 1-0 Uruguait ndaj Arabisë Saudite, si dhe ka dekretuar...

Close