Teatri, Ylli Manjani del kundra Metës: Nuk po të kuptoj

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë kundra deklaratës se presidentit Meta i cili i bëri thirrje qeverisë dhe bashkisë që të jenë transparente dhe të dëgjojnë artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në facebook Manjani thotë se nuk kupton thirrjen për transparencë dhe bisedime me artistët.

Sipas tij vendimi për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri duke dhuruar pronën publike një privati, është kristal i qartë!

“Nuk e kuptoj thirrjen për Transparencë dhe bisedime me artistët! Vendimi për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri duke dhuruar pronën publike një privati, është kristal i qartë!

Transparent sa më ska! Vendimi është marrë në dritë të diellit dhe mu në mes të Tiranës!

Bisedime për çfarë?! Me kë?! Qeveria e ka vendosur, do ta bëjë këtë gjëmë në dëm të kulturës, ligjit, shoqërisë dhe ekonomisë së Kombit.

Ndaj ç’bisedime mund të bëhen, kur publiku dhe artistët i bien gozhdës, ndësa qeveria patkoit!!!

Çështjet janë:

Je me qeverinë, apo me Artistët dhe Publikun!

Kush e ndalon qeverinë/ Bashkinë nga kjo poshtërsi dhe si?

Kjo nuk është çështje “paanësie” as për të qenë “mbi palët”, shkruan Manjani në facebook. (TemA)

More in AKTUALITET, LAJME
REKORDI/ Çanta e përdorur “Hermes” shitet për 217 mijë dollarë, në Londër (foto)

Një çantë e përdorur Hermes Birkin, është shitur për 162,500 paund ose 217,144 dollarë, në Londër, duke vendosur një rekord të ri për...

Close