Taulant Balla: PD po e përdor Robert Ndrenikën si mish për top!

Socialistët iu janë përgjigjur thirrjeve të Robert Ndrenikës se tani ka ardhur koha të ngujohen brenda në Teatër për të mos e lejuar prishjen e tij, me një mesazh të Taulant Ballës. Kreu i grupit parlamentar të PS-së i shkruan Ndrenikës se po përdoret si mish për top nga Partia Demokratike dhe se deputetët e PD-së nuk e kanë seriozisht “luftën” për teatrin.

“Për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert Deniro dhe Albana është Julia Roberts” shkruan Taulant Balla.

Po ashtu, kreu i deputetëve socialistë, thotë se nuk është e vërtetë se mbledhja në komision ishte e bojkotuar nga deputetët e PS. Albana Vokshi organizoi një mbledhje private, thotë Balla, pasi mbledhja e radhës ishte e parashikuar në datën 18 qershor.

More in AKTUALITET, LAJME
Gjykata e Krimeve të Rënda mbyll shqyrtimin gjyqësor për Shullazin dhe bandën e tij

Gjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, që akuzohen për shtrëngim...

Close