Rama nga Durrësi: Do të çlirojmë qytetin nga plehrat, do të trajtohen në landfillin e Tiranës

Qeveria prej ditës së djeshme është zhvendosur në Durrës në një mbledhje dyditore. Në konferencën e sotme, shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se në Durrës do të fillojë ndërtimi i terminalit të parë për kroçierat.

Gjithashtu Rama u shpreh se po studiohet mundësia jo vetëm për rindërtimin, por edhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin.

Rama foli edhe për plehrat e qytetit të Durrësit që do të trajtohen në landfillin e Tiranës, ndërsa qeset plastike sipas tij duhet që të zhduken.

“Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim këtë zonën kanceroze të fushës së mbetjeve në Durrës. Ka qenë e tillë historikisht, por shumë larg vendeve të banuara, por sot Durrësi është zgjeruar. Aty është një skenë apokalipsi. Deri në vjeshtën e vitin të ardhshëm do të mbyllet për t’u kthyer në një park. Mbetjet e Durrësit do të trajtohen në impiantin e Tiranës. Ka edhe një element tjetër për qeset plastike, që duhet të zhduken nga qarkullimi.” – tha Rama.

More in AKTUALITET, LAJME
Dalin pa faj policët që morën denoncimin e Xhuljeta Çunit

Pas verifikimit tw veprimeve tw policwve qw morwn denoncimin e Xhuljeta Çunit, 19 vjeçares qw u vra nga ish i...

Close