Foto/ Ami dhe Ermali ndihen krenarë për djalin e tyre, Joeli merr diplomën e parë

Ami dhe Ermal Mamaqi tashmë u gëzohen dy bekimeve në jetën e tyre. Joeli dhe Sia e vogël mbushin plot të gjitha ditët e mamit dhe babit. Kemi parë shpesh se si Ami dhe Ermali festojnë ditët e veçanta në familjen e tyre. Pamë se si ditën e sotme ata festonin 3 mujorin e lindjes së të voglës së shtëpisë, Sias. Me një tortë ngjyrë rozë në formën e një arushi kështu zgjodhën të feston familja Mamaqi.

Por duket se ky nuk ka qenë gëzimi i vetëm, sepse Joeli ditën e sotme ka përfunduar një cikël nga rruga e gjatë e dijes. Shtatorin e 2017-tës, ai filloi kopshtin si parashkollor, ndërsa ditën e sotme i ka ardhur fundi.

Vetë mami Amarda ka postuar një fotografi të Joelit, i cili mban në duar një diplomë dhe në kokë kapele diplomimi. “E morëm diplomën e parë”, – ka shkruar Ami e lumtur. Me siguri Joelin e vogël tani e presin akoma dhe më shumë arritje në jetë.

More in LIFESTYLE
Foto/ Sofia e Çanit nuk di të ndalet: “Djeg” rrjetin me super foto provokuese, çmend gjithë fansat e saj

Xheni Brahaj (Sophia e Zonë e Lirë) është emri më i ri i modelingut dhe botës së televizionit shqiptar dhe...

Close