Dalin pa faj policët që morën denoncimin e Xhuljeta Çunit

Pas verifikimit tw veprimeve tw policwve qw morwn denoncimin e Xhuljeta Çunit, 19 vjeçares qw u vra nga ish i dashuri, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) doli në konkluzionin se punonjësit e policisë që kanë trajtuar ngjarjen nuk kanë konsumuar asnjë vepër penale.

Nw njoftim thuhet se “Struktura e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë nisi verifikimet për veprimet apo mosveprimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në datën 8 Qershor 2018, në rrugën “Don Bosko”, ku shtetasi XH.M. vrau me armë zjarri shtetasen 19-vjeçare Xh.Ç., e më pas veten.

SHÇBA kreu verifikimet e plota për të kqyrur veprimet policore, duke nisur me intervistimet e punonjësve, kryqrje libra shërbimi, dokumentacioni, kamera etj.

Nga gjithë verifikimet e kryera ka rezultuar se Policia ka marrë kallëzim në datën 7 maj 2018 nga shtetasja XH.Ç. për përndjekje. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pas vlerësimit të kallëzimit nga Prokuroria është bërë rregjistrimi i procedimit penal, për të vijuar më pas me hetimin. Pas kallëzimit, Prokuroria nuk i ka deleguar veprime të tjera shtesë Policisë, duke vijuar vetë me veprimet hetimore.

Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë ankesë tjetër apo t’i jetë bërë prezent ndonjë shqetësim nga shtetasja Xh.Ç., pas kallëzimit të datës 07.05.2018″

Pra, nga verifikimet e kryera nga SHÇBA dhe analizimi i dokumentacionit të administruar, nuk rezulton se punonjësit e Policisë që kanë trajtuar ngjarjen të kenë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale, duke shpërdoruar detyrën.

More in AKTUALITET, LAJME
FIFA mban një minutë heshtje për Fadil Vokrrin (video)

FIFA ka mbajtur një minutë heshtje për Fadil Vokrrin, në kongrsin që po zhvillohet në Moskë. Kongresi ka nisur me...

Close