Trump flet pas takimit me Kim Yong-un: Do të ndalojmë lojrat me luftë!

Presidenti Donald Trump, ka dalë në një konferencë për shtyp, pas takimit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Trump u shpreh se takimi ishte i sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe produktiv.

Presidenti amerikan u shpreh se “lojrat me luftë” do të ndalën sepse ato janë jo vetëm shumë provokative por edhe shumë të kushtetueshme.

Trump dhe Kim Yong-un, firmosën një marrëveshje me anë të së cilës Koreja e Veriut zotohet të nise procesin e denuklearizimit ndërsa SHBA zotohet të garantojë siguri për gadishullin korean.

Në konferencën për shtyp, presidenti Trump tha se më shumë detaje do të publikohen në ditët në vijim, lidhur me shkatërrimin e vendeve ku testohen armët bërthamore në Korenë e Veriut. Presidenti u shpreh se kishte gati rreth 300 sanksione të reja por nuk i ndërmori ato, për shkak të zhvillimit të samitit dhe për të lejuar mundësinë e një marrëveshje.

Presidenti insiston se ka marrë shumë nga ky samit. Megjithatë, deklarata e firmosur nga të dyja palët nuk ka detaje konkrete dhe analistët shprehen se ajo ngjason me zotime të mëparshme të vitit 1994 dhe 2005, por ato janë shkelur për shkak të interpretimeve të ndryshme të palëve lidhur me kuptimin e “denuklearizimit”.

Çfarë shkruhet në deklaratë? 

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kanë firmosur një deklaratë të përbashkët në samitin e Singaporit. Kjo deklaratë përmban zotimin e Koresë së Veriut për të nisur procesin e denuklearizimit dhe gjithashtu zotimin e SHBA-së për të përforcuar sigurinë në gadishulli korean.

Takimi mes Trump dhe Kim Yong-un u karakterizua nga një “kimi e veçantë” mes dy liderëve, gjë që ka shkaktuar habi.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se: ” “Presidenti Trump u zotua të japë garanci për sigurinë e Koresë së Veriut, ndërsa Kim Jong0un përsëriti zotimin për denuklearizimin total të gadishullit korean”.

I pyetur nga gazetarët se përse marrëveshja nuk përmban zotimin për “verifikimin e denuklearizimit”, një proces që do të lejonte SHBA-në apo vendet e tjera të verifikonin procsin e shkatërrimit të armëve bërthamore, Trump u shpreh se “nuk kishte mjaftueshëm kohë”. Presidenti tha se procesi ka nisur dhe ai do të vazhdojë.

Sanksionet e SHBA-së

Një nga çështjet më të nxehta mes dy vendeve, janë sanksionet e imponuara nga SHBA, të cilat e kanë dëmtuar rëndë regjimin. Koreja e Veriut shpreson se takimi i dy liderëve në Singapor dhe marrëveshjet mes dy vendeve, do të zbusin këto sanksione. I pyetur nga gazetarët se çdo të ndodhë me sanksionet, Trump tha se ato do të hiqen kur amerikanët të jenë të bindur se armët bërthamore nuk janë më një faktor.

Trump u pyet edhe për kohëzgjatjen e denuklearizimit dhe tha se procesi “merr një kohë të gjatë shkencërisht”.

/TPZ.AL/ 

More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Do ndalohet importi i Pit Bull-ave në Shqipëri. Veliaj: Meshkujt që i mbajnë janë të frustruar seksualisht

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar në emisionin “Tonight” të Ilva Tares. Në...

Close