Si po vjedhin pronarët e TV-ve në bashkëpunim me Ramën

Pronarët dhe drejtuesit e televizioneve private dolën nga klandestiniteti i takimeve në kryeministri me Edi Ramën, për t’u shfaqur me zë dhe figurë në një mbledhje në Autoritetin e Mediave Audiovizive. Si në rastin e parë, ashtu edhe në këtë tubim publik, shqetësimi i tyre ishte i njëjtë: “si të grabisim xhepat e njerzve për të mbushur arkat e bizneseve tona familjare”.

Tashmë dihet kërkesa e tyre. Ajo është e thjeshtë. Dyfishimi i taksës që shqiptarët paguajnë për televizionin publik, gjysma e së cilës do të ndahet për Sandrin, Vjollcën, Irfanin, Yllin, Karlon e kështu me radhë.

Kështu, këta pronarë, shumica e të cilëve shfrytëzojnë një pasuri publike, frekuencat dhe licensat e trensmetimeve televizive, për të dizinformuar, për të bërë propagandë në favor të qeverive dhe të një kaste të privilegjuarish, që ndryshojnë krah sa herë ndryshon pushteti dhe që varrosin të vërtetat më të mëdha të këtij vendi, tani po kërkojnë të paguhen nga shqiptarët, me pretendimin se nuk i kanë ngritur televizionet për të vënë gjoba, për të lartësuar kulla, për të fituar tendera, por për t’i shërbyer njerzve.

Ironi dhe tallje më të madhe as që mund të imagjinohej. Por duke qenë se për këtë kam shkruar një herë,  sot do të doja të ndalesha tek mënyra qesharake se si ata janë munduar t’a justifikojnë këtë grabitje ditën për diell.
Po të lexoje njoftimin e AMA-s vëreje disa argumenta kyce që rekeshin të vërtetonin se pse këto biznese private (madje familjare sepse të gjitha TV e vendit janë shndërruar në biznese të një famiiljeje të vetme që ka vënë edhe në drejtim, gratë fëmijët, vëllezërit, farefisin) duheshin financuar me paratë tona.

I pari ishte se ato kishin kosto shtesë si pasojë e dixhitalizimit. i dyti se ato do investonin më shumë tek gazetaria investigative. i treti se duhej rritur besueshmëria tek publiku. Dhe i katërti se duheshin ngritur struktura për të luftuar lajmet e rreme. (lexo njoftimin poshtë).

Pra po t’i ndash në dy grupime të mëdha ata pretendojnë të fusin duart në xhepin e taksapaguesve, e para sepse do t’i japin publikut një imazh televiziv me cilësor dhe së dyti se do t’i japin informacion më të plotë dhe më të besueshëm.
Të dy argumentet janë njëri më karagjozllëk se tjetri.

i dyti sepse gazetaria cilësore, pa “fake neës” me emisione investigative, me informacion të pavarur nuk është dëshirë, por obligimi i tyre. Për t’a përmbushur atë ata kanë marrë një të mirë publike, licencën dhe frekuencat që nuk i jepen gjithëkujt. Nëse nuk do e kryenin këtë mision, ata do duhej t’i dorëzonin ato. Të kërkosh dhe para shtesë nga xhepat e njerzve vetëm me pretendimin se do të bësh detyrën, është krejtësisht absurde.

Po i tillë është edhe pretendimi i parë. Një imazh dhe zë më cilësor është një hop përpara në biznesin e tyre. Ata nuk mund ti rrjepin para publikut për këtë. Sepse ndryshe edhe biznese të tjera si EHV apo Gjirofarm do duhej të kërkonin para nga taksat tona sepse po e servirin sallamin dhe qumështin me një ambalazh më të mirë apo me një afat skadence më të gjatë.
Por problemi nuk është aq tek alibitë që ata përdorin, sesa tek akti që po përgatiten të kryejnë.

Ky akt, me mbështetjen dhe frymëzimin e Edi Ramës, nuk ka asgjë më pak sesa tenderat, koncesionet dhe PPP më skandaloze që janë dhënë këto oesë vitet e fundit. Njësoj si ato të gjitha udhëhiqen nga një devizë: pasurimi i një kaste të vogël, në dëm të pjesës më të madhe të shqiptarëve. E kryer nga një qeveri që erdhi në pushtet në emër të interesave të 95% të shqiptarëve të varfëruar nga 5 % prej tyre, ky është një skandal. Por kur pjese e kësaj farse bëhen edhe të gjitha mediat kryesore të vrndit, që supozohen si një kundërpushtet që duhet të mbrojë interesat e publikut, atëhere skandali këtu rezulton te jetë bërë mullar.

Andi Bushati / Lapsi.al 

More in IDE
Teatri i Turpit Kombëtar

Nga Mark Marku Projekti mafioz për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ka kaluar në një fazë të re me...

Close