HISTORIKE/ Donald Trump dhe Kim Yong-un takohen në Singapor


Presidenti i SHBA-së, Donlad Trump, është takuar në samitin e Singaporit, me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong un, në një takim të konsideruar si historik, në të cilin mësohet se  është firmosur edhe një marrëveshje.

Trump e konsideroi këtë takim “shumë të rëndësishëm” dhe “shumë të detajuar”. Kim Yong un u shpreh se takimi ishte “historik dhe se do ta linin të shkuarën pas”. Ai falenderoi presidentin Trump për realizimin e këtij takimi.

Dy liderët kanë firmosur një marrëveshje e cila përmban kushte për Korenë e Veriut, që të nisë sa më parë një proces të shkatërrimit të armëve bërthamore dhe kapaciteteve për t’i krijuar ato në të ardhmen.

Marrëveshja përmban zotimin e dy vendeve për t’u “bashkuar në përpjekjet për ndërtimin e stabilitetit dhe paqes në gadishullin Korean”.

Trump i thuri elozhe liderit të Koresë së Veriut, duke thënë se ai është një “burrë shumë i talentuar që e do vendin e tij shumë”. Presidenti amerikan u shpreh se të dy liderët do të takohen sërish dhe se ai do ta ftojë Kim Yong Un, në Shtëpinë e Bardhë.

“Njerëzit do të impresionohen. Njerëzit do të jenë shumë të lumtur dhe ne do të kujdesemi për disa nga problemet më të mëdha dhe më të rrezikshme në botë”, u shpreh presidenti Trump.

Çfarë përmban deklarata e përbashkët?

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kanë firmosur një deklaratë të përbashkët në samitin e Singaporit. Kjo deklaratë përmban zotimin e Koresë së Veriut për të nisur procesin e denuklearizimit dhe gjithashtu zotimin e SHBA-së për të përforcuar sigurinë në gadishulli korean.

Këto zotime ishin shkruar në terma jo shumë të qartë, megjithatë mendohet se pas këtij takim dhe pas firmosjes së deklaratës do të ketë marrëveshje më konkrete.

Takimi mes Trump dhe Kim Yong-un u karakterizua nga një “kimi e veçantë” mes dy liderëve, gjë që ka shkaktuar habi.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se: ” “Presidenti Trump u zotua të japë garanci për sigurinë e Koresë së Veriut, ndërsa Kim Jong0un përsëriti zotimin për denuklearizimin total të gadishullit korean”.

Deklarata të tilla janë bërë edhe në vitin 1994 dhe 2005, megjithatë ato janë shkelur për shkak të mosëmarrëveshjeve lidhur me interpretimin e “denuklearizimit”.

Edhe në rastin konkret, mendohet se do të ketë diferenca lidhur me kuptimin e fjalës “denuklearizim”. Washingtoni kërkon çarmatosjen totale të regjimit në një kohë sa më të afërt, ndërsa Koreja e Veriut kërkon një proces të hapur ku të trajtohet si e barabartë.

Trump në konferencë për shtyp: Do të ndalojmë lojrat me luftë! 

Presidenti Donald Trump, ka dalë në një konferencë për shtyp, pas takimit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Trump u shpreh se takimi ishte i sinqertë, i drejtpërdrejtë dhe produktiv.

Presidenti amerikan u shpreh se “lojrat me luftë” do të ndalën sepse ato janë jo vetëm shumë provokative por edhe shumë të kushtetueshme.

Në konferencën për shtyp, presidenti Trump tha se më shumë detaje do të publikohen në ditët në vijim, lidhur me shkatërrimin e vendeve ku testohen armët bërthamore në Korenë e Veriut. Presidenti u shpreh se kishte gati rreth 300 sanksione të reja por nuk i ndërmori ato, për shkak të zhvillimit të samitit dhe për të lejuar mundësinë e një marrëveshje.

/TPZ.AL/ 

More in BOTA, KRYESORE, LAJME, VIDEO
Veliaj: Rama nuk e ka vendosur ende kë do të kandidojë në Tiranë, por unë…

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i konsideroi marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, si “shumë pozitive”. Në lidhje me...

Close