Arrestohet deputeti shqiptar, policia jep detajet e para

Gjatë ditës së sotme, rreth orës 15:00, është arrestuar deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AKR’së, Islam Pacolli.

Sipas burimeve të Gazetës Express, policia e Kosovës bën me dije se arrestimi i Pacollit ka ndodhur pasi ky i fundit nuk i ka përfill urdhrat e një efektivi policie, teksa kishte dashur të futet në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë.

“Ai e ka kërcënuar pasi polici nuk e ka lënë të hyjë brenda Minsitrisë”, ka thënë një burim i Expressit brenda Policisë.

Pacolli është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për të sqaruar më tej situatën.

More in BALLKAN, LAJME
Zyrtare: Reali zgjedh pasuesin e Zidane

Real Madrid ka zgjedhur zëvendësuesin e Zinedine Zidane. Me anë të një komunikate të shkurtër për shtyp, klubi kampion i...

Close