Paralajmëron Beogradi: Treni me mbishkrimin “Kosova është Serbi” mund të riniset shumë shpejt

Një tjetër paralajmërim vjen nga Serbia, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se treni me parulla prokative ndaj Kosovës mund të riniset shumë shpejt. Mësohet se parullat me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në këtë tren kanë kushtuar 498 mijë dinarë (rreth 4.000 euro)

“Fakti se dikujt nuk i pëlqen mesazhi, nuk do të thotë se ne nuk do ta përsërisim… Kosova për ne gjithmonë do të jetë zemra e Serbisë”, citon b92 të ketë thënë Kozarev sot duke raportuar për punën e Zyrës për Kosovën në vitin 2017.

Kujtojmë se treni me mbishkrimet në 21 gjuhë “Kosova është Serbi”, më 14 janar 2017 ishte nisur nga Beogradi për në Kosovë. Pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se atij nuk do t’i lejohej hyrja në territorin e saj, treni u ndalua në stacionin e ne fundit afërt kufirit me Kosovën, në Rashkë dhe ishte kthyer në Beograd

More in BALLKAN
Nga kapja e shtetit te korrupsioni, pse u rrit pabarazia në Ballkan

Teksa bota e zhvilluar po vuan nga rritja e pabarazisë për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe pagesat e larta që...

Close