Vrau dy persona dhe plagosi 4 të tjerë në lokal, burg përjetë autorit. Dëshmia në gjyq: I mora në qafë, por ju lutem…

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka denuar me “Burgim të përjetshëm” shtetasin Miklovan Parubi i cili akuzohet për vepren penale “Vrasje në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”,”Vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, “Armë mbajtje pa leje” dhe “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, duke miratuar kështu kërkesën e organit të akuzës i cili përfaqësohej nga prokurori i çështjes Vat Staka.

Autori dhe dy viktimat
Autori dhe dy viktimat

Ndërsa për shtetasin e dyshuar si bashkëpunëtor në kryerjen e krimit Marçel Shpijati, është denuar me 3 vite burg duke ndryshuar vepren penale, nga “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” në ” Moskallzim të krimit”.

Miklovan Parubi me 3 tetor të vitit 2016 në Dajç të Shkodrës ka hyrë në një nga lokalet e zonës në përdorim të shtetasit Arjet Seiti dhe ka qëlluar me breshëri automatike duke lënë të vdekur 2 shtetas, dhe duke plagosur 4 të tjerë.

Gjatë seancës gjyqësore ai është shprehur:

“Unë nuk e di se pse pasi gjithë personat i kam shokë jete, kam qenë i dehur dhe kam konsumuar hashash, kam marrë në qafë shumë familje dhe familjen time. Nuk kërkoj asgjë vetëm drejtësi. Po ju lutem Marçelin mos e merrni në qaf, sepse ai ska lidhje me këtë ngjarje”.

vendi ku ndodhi krimi
vendi ku ndodhi krimi

Prokurori i çështjes Vat Staka ka kërkuar denimin me burgim të përjetëshem, gjatë seancës avokatja mbrojtës Kristina Marku, ka kërkuar ndryshimin e vepres penale nga “Vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim” në ” Vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike”, ndërsa për vepren penale ” Plagosje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, në ” plagosje e lehtë me dashje”.

Nga ana tjetër Blerim Bazhdari avokati i shtetasit Marçel Shpijati, i cili akuzohet si bashkëpuntor në këtë vepër penale, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij.

Sipas mbrojtjes shtetasi Shpijati nuk ka pasur dijeni për planin e shtetasit Parubi, dhe se gjatë gjithë kohës ky shtetas ka bashkëpunuar me policinë, duke u vetëdorëzuar dhe duke sqaruar gjitha rrethanat e ngjarjes. Mbrojtja ka kërkuar që të bëhët ndryshimi i vepres penale nga “Vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim” në ” Mos kallëzim të krimit”, cka u pranua nga gjykata.

autori
autori

Prokurori i çështjes Vat Staka në fjalën e tij ka kërkuar denimin me burgim të përjetëshme për shtetasin Miklovan Parubi, ndërsa për shtetasin Marçel Shpijati denimin me 20 vite burg.

Gjykata pasi ka administruar provat ka lënë në fuqi kërkesen e prokurorit Vat Staka, si dhe ka miratuar kërkesen e avokatit Blerim Bazhdari në ndryshimin e vepres penale për shtetasin Marçel Shpijati.

/Panorama/

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Ku është Llalla? Avokati: Kam komunikuar vetëm nëpërmjet bashkëshortes

Ashtu siç kemi shkruar edhe më herët, ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk u paraqit sot në seancë, në Kolegjin...

Close