Rama nuk e lëshon Xhafën: Nuk ka pse jep përgjigje as ligjore dhe as morale

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka deklaruar se Ministri i Brendshëm, nuk duhet të japë përgjigje as ligjore dhe as morale, për akuzat e Partisë Demokratike, ndaj tij dhe vëllait të tij. Sipas Ramës, dënimi i Agron Xhafajt ka qenë i ditur nga të gjithë. Sa i përket materialit audio të publikuar nga PD, Rama tha se ky material do të hetohet dhe kërcënoi me burg nëse ai nuk është autentik.

“Akuzat ndaj ministrit të brendshëm nuk vijnë nga organet e drejtësisë. Ato nuk mund të neglizhohen si shumë akuza që na bëhen përditë. Nuk mund të lihen as me sqarimet e rradhës. Në majën e thikës së tyre, qëndron një material konkret për të cilin dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë por me BURG. Sot që flaism, ministri i brendshëm nuk duhet të përgjigjet, as ligjërisht por edhe as moralisht.”

Kryeministri e ka quajtur audio përgjimin një konspiracion të Partisë Demokratike, për të penguar integrimin e vendit në BE. Rama ka thëneë se ai e ka marrë përgjigjen e analizës së materialit audio dhe nënkuptoi se ky material nuk është autentik.

“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizën shkencore të këtij materiale, dhe burimet e duhura zyrtare për mbledhjen e çdo informacioni të disponueshëm të agjencive përkatëse dhe partnerëve mbi çdo indicie të mundshme lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një ndër laboratorët më seriozë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton. Po bëj një parantezë, jo për të bërtitur montazh-montazh. Po më mjafton për t’iu thënë juve se nuk jemi përpara një akti kompromentues të ministrit të Brendshëm po akti mashtrimi të një materiali autentik përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe shkatërrimi i segmentit të fundit për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE.”

Rama tha se ky skandal, është një maskaradë destabilizuese, e orkestruar nga PD.

“Kjo është një maskaradë e mirëfilltë destabiziluese, për ti thënë Europës që ministria e brendshme është organizata mëmë e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.”

/TPZ.AL/ 

More in KRYESORE, LAJME
Rama e thotë përfundimisht: Ministri i Brendshëm…

Kryeminisri Rama e ka thënë prerë se Ministri i Brendshëm, nuk duhet të përgjigjet, jo ligjërisht, por as moralisht. “Një...

Close