Berlusoni sërish para drejtësisë për mbrëmjet ‘Bunga-Bunga’

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi u dërgua edhe njëherë para drejtësisë me akuzën për manipulim dëshmitarësh, në kuadër të skandalit “Rubygate” dhe mbrëmjeve të famshme të ashtuquajtura “bunga-bunga”.

Në këtë çështje, ish-kreu i qeverisë italiane, u akuzua nga prokuroria se kishte paguar gjatë këtyre viteve 157 000 euro për Mariano Apicella, një këngëtar napolitan, i cili e kishte luajtur me kitarë gjatë mbrëmjeve të shumta të organizuara nga Berlusconi.

Edhe Apicella është dërguar para drejtësisë për dëshmi të rreme.

Ridërgimi i Silvio Berlusconit para drejtësisë u bë në kuadër të një çështjeje të quajtur nga media italiane, Ruby-ter.

More in LAJME, Magazine
Hapja e negociatave, goditje nga Holanda për Shqipërinë: Jeni ende shumë larg…

Gjermania dhe Franca s’e kanë thënë ende fjalën e tyre të fundit për hapjen e negociatave me BE-në, por me...

Close