VIDEO/ Aktori i madh shkodran në lot: Turp i madh, Armand Duka duhet ta bëjë Superioren…

I përlotur për situatën e Vllaznisë, në një intervistë për Supersport, shihet edhe aktori i madh shkodran, Besnik Çinari, i cili rrëfen mes lotësh këtë moment të vështirë.

“Futbolli në Shkodër është si feja dhe këtë gëzim të këtij populli e kanë shkatërruar, stafi me gjithë ekipin që kanë drejtuar Vllazninë për këtë vit edhe ka disa vite që e drejtojnë shumë keq, duke rrezikuar të bjerë në Kategorinë e dytë, dhe përfundimisht kanë rënë. Vllaznina bie një kategori më poshtë në 100 vjetorin e krijimit të klubit Vllaznia, që është krijuar me kontributin e shumë shkodranëve të mëparshëm.

Vllaznia ka furnizuar ekipin Kombëtar gjithmonë. Partizani nuk ka mundur të dalë kampion pa patur shkodran në skuadër, edhe Tirana, edhe Dinamo. Rënia e Vllaznisë një kategori më poshtë për të gjithë Prefekturën e Shkodrës është një shqetësim familjar. Unë e kam babain 90 vjeç dhe mbrëmë e kam gjetur duke qarë, i cili është 83 vjet tifoz me Vllazninë. Kjo është fatkeqësi e madhe, por duhet të merret me sportivitet, sepse vet sporti duhet të merret me sportivitet.

Këtu nuk flitet të punohet për një ekip që vetëm të ngjitet përsëri, por të ndërtohet një ekip që të nderojë vendin, siç e ka nderuar Korça, Partizani, Dinamo edhe Vlora. Kur më kanë pyetur se kush është gëzimi më i madh sportiv, kam thënë goli i Sokol Kushtës në Beograd, sepse nuk ishte vetëm lojë, por edhe politikë. Prandaj unë po them që Vllaznia ka rënë një kategori më poshtë politikisht, për shkak të keqmenaxhimit, por ta garantoj që është edhe politikisht.

Ia kanë lëshuar portat Kamzës dhe Durrësit, por edhe për Durrësin do më vinte keq nëse do binte. Shqipëria ka shumë qytete të mëdha dhe ky Armando Duka, të cilin e njoh shumë mirë, duhet ta organizojë Superioren me 16 ekipe, nuk është çudi edhe me 18 ekipe. Gëzimin këtij qyteti ia japin vetëm sporti dhe “Teatri Migjeni”. Humori shkodran i ka dhënë krenarinë qytetit. Është turp i madh që Vllaznia po bie më poshtë dhe Bashkia duhet të tërhiqet 1 sahat e më parë, duk i kërkuar falje popullit të Shkodrës“, ka përfunduar legjenda e humorit shkodran.

More in LAJME, SPORT
Inzaghi: Si është të punosh me shqiptarë si Tare, Berisha, Strakosha…

Në një intervistë për “RTSH Sport”, trajneri i Lacios, Simone Inzagi ka komentuar marrëdhëniet me sportistët shqiptarë që ka punuar...

Close