Shqetësimi i Papës: Të rinjtë e sotëm duan vetëm selfie me mua

Teknologjia sot është kthyer në një mjet që po i konverton njerëzit në robotë. Çdo gjë sot bëhet për dukje, dhe këtë shqetësim ka ngritur edhe Papa Françesku në një takim të zhvilluar së fundmi në San Giovanni me Ipeshkvijtë, priftërinjtë por edhe njerëzit laikë.Një nga shqetësimet e Papës ishte pikërisht fakti se si asnjë prej të rinjve nuk dëshironte t’i shtrëngonte dorën si dikur, por thjesht të realizonin një selfie.

“Kemi nevojë të fusim të rinjtë në botën reale pa shkatërruar gjërat e mira që mund të ketë bota virtuale. Në një takim që pata pak ditë më parë me disa të rinj ata ishin shumë të lumtur por kur  shkova ti takoja e ti shtrengoja duart akush nuk e bëri. Ata të gjithë nxorrën telefonin dhe donin që të bënin një selfie me mua.”, u shpreh Ati i Shenjtë.

More in BOTA
Eksperiment në Itali?

Nga Klaus-Dieter Frankenberge Koalicioni mes të djathtëve dhe populistëve të majtë në Itali një eksperiment unik, jo vetëm aty, por edhe...

Close