Shikoni momentin se si gazetarja i shpëton plumbit nga snajperi izraelit

Një gazetare e Al Jazeera arriti ti shpëtonte një plumbi të një snajperi dhe një goditje nga një granatë e gazit lotsjellës nga forcat izraelite, ndërsa po raportonte protestat vdekjeprurëse në Gaza.

Siç raportojnë mediat e huaja, pamjet dramatike tregojnë momentin kur korrespondentja e rrjetit ndërkombëtar, Hoda Abdel-Hamid, ishte para kamerës, pasi një plumb i kaloi shumë pranë.

Gazetarja kishte veshur një kokore dhe jelek anti-plumb.

Në mesazhet e postuara së bashku me videon, Abdel-Hamid, e cila po trajtohet në spital, ka shkruar:

“Kjo ndodhi larg nga gardhi dhe askush përreth nesh nuk po hidhte gurë ose nuk bënte ndonjë gjë tjetër …njerëzit ishin të ulur, duke shikuar nga larg duke u përpjekur të ruheshin. Por nuk kishte ndonjë vend të sigurt, as afër gardhit, e as më larg”. 

Raportohet se rreth 60 persona u vranë në përleshjet e djeshme dhe më shumë se 2,000 u plagosën pasi u zhvilluan protesta të mëdha gjatë hapjes së ambasadës së re të Amerikës në Jerusalem.

More in BOTA, LAJME
ME BURGIM TË PËRJETSHËM/ Një nga “kapot” e bandës së Elbasanit shfaqet në varrimin e të atit. Me pranga ai…

Taulant Balliu është cilësuar si një ndër eksponentët më të njohur të krimit në zonën e Elbasanit. Bëmat e tij...

Close