Ibrahimoviç çmend amerikanët, predha e tij thyen shtyllën

Zlatan Ibrahimoviç është në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan. Në ndeshjen e djeshme në Dallas, ylli suedez i Los Anxheles Galaksisë i shkoi pranë barazimit me një predhë. Sa herë që Los Angeles Galaxy luan, në qendër të vëmendjes është edhe Zlatan Ibrahimovic. Edhe në rast se suedezi nuk shënon apo asiston, ai prapë e gjen rrugën të bëhet temë në media dhe rrjete sociale.

Në ndeshjen e fundit mes LA Galaxy, Ibra kishte një shans të mirë të shpëtojë skuadrën e tij nga humbja, por nuk ia arriti. Nga gjuajta e lirë ai tentoi golin, por në fund goditi shtyllën. Ibra kishte dëshirë të madhe të barazonte rezultatin dhe kështu goditi topin me gjithë fuqinë, në këtë mënyrë dridhi fuqishëm shtyllën e portës kundërshtare.

Në mediat e mëdha e gjitha kjo ngjarje është filluar me titullin se “Ibra gati sa nuk theu e shtyllën”. Vlen të theksohet se La Galaxy në katër ndeshjet e fundit ka katër humbje radhazi në MLS.

More in LAJME, SPORT
Nis muaji i Ramazanit, myftiu i Tiranës: 30 ditë ditë larg pijes, veseve dhe…konsumit të politikës

Nga dita e nesërme, besimtarët myslimanë do të nisin muajin e begatë të Ramazanit. Për 30 ditë me radhë besimtarët...

Close